FTERIOTET

Nail Bezhani

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

48sh002.jpg
Nail Bezhani

 

 

NĖ PĖRVJETORIN E 80-TĖ TĖ LINDJES SĖ

NAILI  BEZHANIT

 

Komuniteti fteriot nė Tiranė, sė bashku me familjen e Nailit: Drita me djemtė: Ilirin e Bebin, tė shtunėn e fundit tė Janarit, organizuan njė Takim mirėnjohės, nė respekt dhe nė nderim tė  Nail Bezhanit, nė pėrvjetorin e 80-tė tė Lindjes se tij. 

Nė kėtė aktivitet morėn pjesė shumė fteriotė tė Tiranės dhe miq e dashamirės tė Nailit dhe tė familjes sė tij.

Pėr jetėn dhe veprimtarinė e tij, duke ēelur takimin, foli  Ismet Elezi, i cili, pasi pėrshėndeti dhe falėnderoi  pjesėmarrėsit, theksoi se ne do tė dėshironim qė sot, nė kėto ēaste, ta kishim Nailin midis nesh dhe ta uronim pėr 80-vjetorin e ditėlindjes sė tij, por  ai u nda nga jeta para kohe. Por Naili hyn nė ata njerėz, qė la  pas emrin, figurėn dhe veprėn e tij.

Unė me tė kam plot emocione nė zemėr, sepse me Nailin na lidhte e bashkonte gjakėsia, se ishim kushėrinj tė parė dhe duheshim shumė me njėri-tjetrin. U rritėm bashkė dhe vazhduam dashurinė deri sa u nda nga jeta. Kujtimet e mbresat e mia janė kaq  tė shumta, sa qė dhe njė libėr nuk do tė mjaftonte pėr ta shkruar...

Mė poshtė theksoi, se Naili, vėllezėrit e motrat e tij karakterizoheshin nga virtyte tė larta morale, nga bujaria e dashuria pėr njerėzit, nga thjeshtėsia e mirėsia, nga vlera atdhetare e kulturore. Kėto vlera ata i kishin tė trashėguara  nga familja fisnike e bezhanajve, nga prindėrit  e shuar, Ismail e Hadileko, tė cilėt i rritėn dhe edukuan me pasuri tė madhe shpirtėrore. Kėto vlera i kultivuan mė tej dhe nė mjedisin ku u rritėn me edukatėn e kulturėn e xhaxhait tė tyre tė diplomuar, Hivzi Bezhanit, tė djemve tė tij, Refikut inteligjent, tė shkolluar e tė respektuar, Siriut tė ndershėm e tė urtė. Edhe nė shtėpinė tonė, nė Elezaj, tė dajko Tahsinit, e ndjenin veten si nė shtėpinė e tyre, ku priteshin me ngrohtėsi e dashuri tė madhe.

Naili i pasuroi vlerat e tij kulturore nė shkollė, nė shoqėri e nė punė, nė detyra tė rėndėsishme qė iu ngarkuan, tė cilat i kreu me sukses. Ai kudo ku punoi u dallua pėr ndershmėri e drejtėsi, thjeshtėsi e bamirėsi. Kėto i vėrtetoi mė pėrkrahjen e pakufishme ndaj shumė familjeve fteriote, qė i vendosi me punė nė Tiranė, duke i shkėputur nga vėshtirėsitė e fshatit, ashtu si ndihmoi dhjetėra e qindra njerėz tė tjerė nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė. Naili ishte njeri praktik e familjar shembullor. Vėshtirėsitė dhe padrejtėsitė i pėrballoi me durim e pjekuri. Por nuk pėrballoi dot sėmundjen e rėndė qė e ndau nga jeta, nga familja e tė afėrmit, nga shoqėria e miqėsia.

Duke pėrkujtuar 80 vjetorin e Lindjes,- e mbylli fjalėn e tij Ismet Elezi,- ne  nderojmė emrin dhe punėn e Nailit tonė tė paharruar. 

48sh003.jpg
Naili dhe Drita

Ndėrsa, pėr Nailin si model i njeriut dhe drejtuesit, qė jetėn ia pėrkushtoi punės dhe njerėzve, foli Guro Zeneli. 

Nga tė pranishmit, u treguan kujtime dhe mbresa.

Halil Hizmo, ish-punonjės shėndetėsie pėr disa vjet nė Ndėrmarrjen e Ndėrtimit “21 Dhjetori” Tiranė, tregoi mbresa tė punės dhe tė jetės me Nailin.

Xhevat Delvina, njė nga miqtė e tij, vlerėsoi shumė cilėsitė njerėzore tė Nailit, kontributin e tij nė drejtim, ndihmėn qė u ka dhėnė shumė njerėzve nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė . Njėherazi, shprehu mirėnjohjen pėr Nailin, i cili e kishte futur dhe sistemuar nė punė, duke thyer dhe urdhrin e zv/ministrit tė ndėrtimit. Naili,- vazhdoi Xhevati mė tej,- ishte njeriu i punės, ishte njeri i dashur me tė gjithė, kishte mendje “femėr” dhe ishte origjinal nė veprimtarinė e tij drejtuese.

Besnik Shaqiri, qė kishte punuar pėr 25 vjet me Nailin, tregoi pėr vlerat  e tij  si ndėrtues i shquar, qė ka dhėnė njė kontribut tė veēantė e tė madh pėr ndėrtimin e Tiranės, qė kur Tirana kishte 30 mijė banorė e deri sa u bė 300 mijė banorė. Naili,- theksoi Besniku,- ka derdhur djersėn e tij nė shumė vepra tė mėdha tė Shqipėrisė, sidomos pėr ndėrtimin e Hidrocentraleve dhe veprave kryesore qė janė ndėrtuar nėpėr Shqipėri. Tre janė ndėrtuesit mė tė shquar tė kėtij vendi,- nėnvizoi ai mė tej,- Neēo Konomi, Nail Bezhani dhe Mimi Zhapa, dora e tė cilėve ka lėnė gjurmė nė ndėrtimin e Tiranės dhe tė Shqipėrisė. Por Naili ishte dhe novator, sepse ishte pikėrisht Naili, ai qė krijoi Parkun e Ndėrtimit  me 180 kamionė nė Tiranė. Njėherazi, janė tė panumėrta novacionet e tij nė park e nė ndėrtim. Naili, -shtoi mė tej z. Shaqiri,- ishte dhe nga ata drejtues qė interesohej drejtpėrdrejt dhe pėr punonjėsit kur sėmureshin, duke shkuar dhe natėn te i sėmuri nė spital dhe duke biseduar vetė me mjekėt pėrkatės.

 

Bajram Sadikaj, nė pėrshėndetjen e tij qė dėrgon nga Amerika, ndėrmjet tė tjerash shkruan: “Nail Bezhani, gjithēka e meritoi me punė dhe sjelljen e tij tė ndershme, me dashamirėsinė dhe humanizmin qė e karakterizonte, model i urtėsisė, qetėsisė dhe thjeshtėsisė fteriote. Njė kuadėr me aftėsi e kompetencė profesionale dhe drejtimi.

Si njė nga fteriotėt e pare e jetėgjatė me banim nė Tiranė, me rast e pa rast, nga tė njohur e tė panjohur, kam dėgjuar gjithmonė fjalėt mė tė mira pėr Nailin. Njeri i dashur dhe i respektuar me te gjithė shokėt e bashkėpunėtorėt e tij, me tė gjithė ata qė i shpinte halli tek Naili, fteriotė e jo fteriotė, pa dallim”.

 

Nė emėr tė Fterrės, kishte ardhur, Kryetari i Fterrės, Teno Lona, i cili shprehu mirėnjohjen pėr kėtė figurė tė shquar tė Fterrės sonė.

Nr.48-shkurt 2006

48sh004.jpg
Ne 80 - vjetorin e Nailit

NAILI - MODEL I NJERIUT DHE DREJTUESIT

QĖ MERREJ ME PUNĖN DHE ME NJERĖZIT

 

Tradita e Fterrės sonė ėshtė: fterjotėt i janė pėrkushtuar, nė radhė tė parė : punės dhe njerėzve.

Nė kėtė kėndvėshtrim, njė fteriotė i veēantė, ėshtė Nail Bezhani qė u bė i mirėnjohur: nė shoqėri e nė shtet, dhe si organizator nė drejtim, por dhe i pėrkushtuar pėr hallet e njerėzve, i cili na ka lėnė modelin e njeriut dhe tė drejtuesit, “Modelin Nail”, si stoli nė kurorėn e njerėzve tė ēmuar.

Ky  model dėshmon pėr vlerat, e  kėtij njeriu me vlera, jo vetėm ndėr fterjotėt, por dhe midis shumė e shumė kuadrove, nga vitet ’40-tė deri vitet ’80-tė tė shekullit te kaluar, duke ngelur si medaljon nė memorien e fteriotėve dhe tė atyre qė e njohėn nė punė e nė jetė, jo vetėm nė Tiranė, por shumė mė gjerė, qė nga fshatrat me tė larta tė Veriut e deri zonat mė tė thella tė Jugut.            *   *

 Nailin, Fterra e mban mend: si fėmijė tė bukur, si tė ri punėtor, si burrė tė fjalės, si Njeri qė ka bėrė mirė fteriotėve dhe jo-fteriotėve. Kėshtu, bie fjala, ustai, Veli Mehmeti, kur, pėr vite me radhė, bėnte punėn e muratorit nė shtėpitė e Fterrės, thoshte: Kėtė zanat, qė mė jep bukė, e kam nga Naili nė Tiranė. Po kėshtu, Axhemi e Shefqet Shkurti, qė ishin me njė barrė fėmijė, e pėrmendnin shpesh, sa ishin gjallė, qė Naili i futi nė punė dhe i sistemoi  nė Tiranė, kėtu e 50 e ca vjet mė parė. Po kėshtu, nuk mund tė harrojnė tė mirat, qė u ka bėrė Naili, dhjetėra e dhjetėra fteriotėve tė tjerė, duke u dhėnė drejtimin e jetės qė nė moshėn e rinisė.

Naili ishte nga ata qė ka mbėshtetur shumė njerėz pėr problemet themelore tė jetės, si punėsim, pasaportizim dhe pėr t’u dhėnė profesione e zanate nga mė tė ndryshmit, nė Tiranė, por dhe nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė, ku mirėsitė e Nailit, u kanė dalė pėrpara dhe fteriotėve, duke i rritur vlerėn dhe emrin Fterrės e fteriotėve tanė. 

Njėherazi, Naili, fterjoti-tiranas, kreu me dinjitet detyrat zyrtare dhe zgjidhi drejt problemet qė i dolėn pėrpara. Kėshtu qė nė vitet e para tė veprimtarisė drejtuese, diti tė kryej me zotėsi, edhe detyrėn e ekonomistit tė lartė, edhe atė tė Kryetarit te degės pėr ekonomi-financė, edhe si Drejtues nė Hidrocentralin mbi Lumin Mat-Ulzė,apo nė ndėrtimin e disa hidrocentraleve tė tjerė, deri nė ndėrtimin e hidrocentralit nė Fterrėn tonė, nė vitin 1956.

Me pėrvojėn dhe aftėsitė e tij organizative, nė sajė tė pėrkushtimit nė punė dhe tė vullnetit tė fortė, arriti tė emėrohet Drejtor nė Ndėrmarrjen e Parkut tė Ndėrtimeve nė Tiranė, dhe tė bėhet pėr rreth 20 vjet me radhė drejtues kryesor, nė Ndėrmarrjen mė tė madhe tė ndėrtimit nė Shqipėri, nė atė tė “21 Dhjetorit”, duke punuar disa vjet si zv/drejtor, me Drejtor Neēo Konomin, njė nga autoritetet e njohura tė ndėrtimit nė Shqipėri, i cili shprehej me gojėn plotė, se: “vėrtetė qė unė jam Drejtor i “21 Dhjetorit”, por gjithė pallatet e Tiranės, kanė dorėn e Nailit”.

48sh009.jpg
Naili ne Ulez

Rezultatet dhe sukseset nė drejtim, bėnė qė Naili tė fitojė emėr, jo vetėm te njerėzit qė drejtonte, por dhe nė elitėn e lartė tė shtetit, nė kohėn e tė cilit, jetoi e punoi. Kėshtu, fitoi kredo dhe u bė autoritet zyrtar e moral. Me kėtė shpjegohet dhe fakti qė iu lejua tė mbante makinė personale dhe tė ndėrtonte dhe shtėpi tė tij, te cilėn e gėzon dhe sot familja e vet. 

Te ky Njeri, gjithnjė e mė shumė, vinin njerėz pėr hallet e tyre, deri nga rrethe tė ndryshme. Dhe Naili i priste, nė zyrė,  nė shtėpi, si tė ishte rasti. Dhe pasi dėgjonte problemin, angazhohej pėr zgjidhjen e tij. Kėshtu interesohej pėr pasaportizimin e tyre pėr t’i regjistruar si banor, diku nė rrethinat e Tiranės, se duke u konsideruar banor tė fshatit tė Tiranės, mund tė punonin nė ndėrmarrje qyteti. Po kėshtu i ndihmonte dhe pėr tė ndėrtuar  baraka-shtėpi, ose shtėpi nė fshatra, sa mė afėr qytetit.

Naili, ndihmonte kėdo, pa asnjė lloj kompleksi, krahinor, fetar apo klasor, dhe pa asnjė pėrēmim burokratik. Nė shtėpinė e tij vinin, madje dhe flinin, grupe-grupe lumjanė e gollobordas, duke u zgjidhė dhe hallet e tyre, pa asnjė lloj ryshfeti, tė cilėt betoheshin: “Pėr kokėn e Nailit”!

Ky shpirt e kjo mirėsi shembullore e ka bazėn te trashėgimia e Bezhanajve, te geni i tyre, te dashuria njerėzore, te edukata e kultivuar, te formimi qytetar, te urtėsia dhe zemėrgjerėsia, duke u shfaqur kėshtu dukshėm, virtyti i altruizmit te tij. Ndaj, nuk u kursye asnjėherė pėr tė bėrė maksimumin e asaj qė varej prej ndėrgjegjes dhe zotėsisė, nė mėnyrė koherente, gjatė gjithė jetės, si njeri i shkueshėm me tė gjithė.

Mė ka ngelė nė kujtesė njė thėnie e shoferit shkodran, me emrin: Enver Memi (Hoxha), qė nė makinėn-kamion kishte ngarkuar tubacionet pėr hidrocentralin nė Fterrėn tonė. Kur arriti nė Vlorė, disa kolegė tė tij, i thanė:

     - Ku shkon me kėtė ngarkesė?

     - Nė Fterrė,- ua ktheu shoferi shkodran

     - Do marrėsh veten mė qafė nė atė rrugė, - i thanė ata.

     - Ta di me dek, nuk ia kthej fjalėn Nail Bezhanit.-u pėrgjigj i vendosur ai. 

     Ndodhte kėshtu, sepse me Nailin njerėzit bisedonin shtruar, qanin hallet, qė, pasi i dėgjonte, i sqaronte me dashamirėsi, i binte njė telefoni, ose u binte dhe kėmbėve, duke e dėrguar personin, atje ku zgjidhej problemi.

Naili s’dinte tė sorollaste dhe s’dinte tė nxirrte askėnd, as nga zyra e as nga shtėpia. Fjala e tij ishte “melhem” pėr “plagėt” e njerėzve me halle. Dhe, pasi u mbaronte punė, ai gėzonte, sikur kishte mbaruar njė punė pėr njerėzit e tij. Ndėrsa, hallexhiu largohej duke e uruar e falėnderuar kėtė njeri kaq shpirtmirė. 

Naili ishte nga ata qė nuk shqetėsonte njeri, as nė shoqėrinė e gjerė tė tij, as vartėsit e shumtė nė punė, dhe aq mė pak fterjotėt e njerėzit e tij, nė familje e nė Bezhanaj.  

Prandaj, fitoi emėr e mirėnjohje, sepse diti tė merrej me kompetencė, kryesisht, me dy ēėshtje themelore: me punėn dhe me njerėzit, dhe jo me fjalė pa “bukė” dhe as me politikėn e kohės. Ai i kreu me korrektėsi detyrat nė ēdo pozicion qė pati, qė nga funksioni mė i thjeshtė e deri zv/drejtor apo nė detyrėn e Drejtorit tė Ndėrmarrjes Nacionale tė ndėrtimit nė Shqipėri. 

Njėherazi, Naili ishte nga ata kuadro, qė interesohej deri pėr shėndetin e punonjėsve, pėr punėn dhe familjen e tyre dhe njėherazi, ēmonte dhe  mbante dhe shokun e mikun, siē mbajti miqėsi tė pėrhershme me Neēo Konomin nga Piqerrasi i Bregdetit, me Neki Osmanin nga Tatėzati i Delvinės e tė tjerė e tė tjerė. 

                                                *   *   *

48sh007.jpg
Naili ne shoket e OAN

Janė, pikėrisht, tė gjitha kėto arsye qė, Nail Bezhani mbetet i ēmuar dhe i shquar, midis tė ēmuarve e tė shquarve, jo vetėm nė kufijtė e Fterrės e tė krahinės sonė historike, Kurvelesh-Bregdet, por dhe nė Tiranė e gjetkė.

Se ka qenė njeri shembullor, prandaj ne, tė gjithė sė bashku, Nailin qė ndėrroi jetė nė moshėn 57 vjeēare, para 23 vjetėsh, po e pėrkujtojmė sot nė 80-vjetorin e Lindjes, duke shprehur nderimin dhe obligimin tonė pėr Nailin zemėrbardhė, qė deshi njeriun dhe punėn, qė deshi Fterrėn dhe Tiranėn, qė deshi Shqipėrinė. Ky njeri i kompletuar qė, mė i mirė nuk bėhej, do tė ketė mirėnjohje tė pėrjetshme. Pėr tė, janė thėnė e do tė thuhen, pėrherė fjalė tė mira.

Lumthi kush lė emėr tė mirė midis tė gjallėve ! Naili e arriti kėtė.  Ndaj emri dhe mesazhi i modelit tė Nail Bezhanit, ngelet i paharruar midis nesh.                                                                                                      

                                                                    Guro Zeneli 

Nr.48-shkurt 2006

48sh008.jpg
N aili midis shokeve te punes

MBRESA...

             E kam njohur qė kur mbaroi shkollėn e mesme tregtare nė Vlorė. E kam njohur dhe si shofer tė zotin, dhe si ekonomist tė aftė, dhe kur mėsoi pėr inxhinier ndėrtimi. E njoha nga afėr pėr vite tė tėra dhe kur punoi si drejtues pėr ndėrtimin e Kombinatit tė Tekstileve nė Tiranė,... dhe kur punova dhe unė disa vjet nė rolin e mjekut nė Ndėrmarrjen  e Ndėrtimit “21 Dhjetori”. 

            1.

Ishte gati mesnatė. Isha nė spitalin provizor me 26 krevate. Aty nga ora 11.00 i darkės erdhi Naili. Erdhi tė shikonte tė sėmurėt e ndėrmarrjes. Erdhi natėn se ditėn nuk e linte puna. Bisedoi me tė sėmurėt. Tė nesėrmen dėrgoi gjellėt mė tė mira. Unė qė isha nė rolin e mjekut, e falėnderova shumė.

- Mos mė falėndero,- tha Naili,- se janė tanėt, se me kėta e bėjmė punėn.

            2.

            Njė grup dibranėsh e gollobordas kėrkuan leje te Drejtori pėr tė shkuar  nė festėn fetare, nė Ditėn e Kurban-Bajramit. Drejtoi u tha se nuk mund t’ju jepte leje se kishin shumė punė. Punėtorėt tė mėrzitur i shkuan Nailit. Pasi i dėgjoi, u tha se do ta bisedonte me Drejtor Neēon.

Kur u kthye nga Drejtori, Naili ishte i qeshur.

- Rrofsh Nail !,- i thanė ata.

- Po me njė kusht,- ua ktheu Naili.

Dhe kushti ishte qė do t’ju jepnin tri makina-tatra, qė me tė bėrė festėn njė ditė, tė ktheheshin po me makinat qė do t’i ēonte. Ashtu u bė. Punėtorėt kur u kthyen, iu pėrveshėn punės dhe tejkaluan  dhe detyrėn e dy ditėve qė shkuan nė festė.

3.

Duheshin marrė dėrrasa (dhoga) nė Pukė. Duhej dėrguar njė brigadė makinash. Shoferėt u treguan tė gatshėm. Shofer Isai ishte sėmurė dhe nuk shkonte dot. Ti nuk do tė shkosh ,- e urdhėroi Naili. Nė makinėn tėnde do te jem unė shofer. Dhe bashkė me brigadėn e makinave shkoi dhe makina e Xha Isait. Por, kėtė radhė me shofer  Zv/ drejtor, Nailin.

4.

Si shpesh, dhe atė ditė doli nėpėr kantier. Takoi me radhė vinēierėt. Midis tyre vuri re se, njėri prej tyre, me njėrėn dorė ngiste vinēin dhe me tjetrėn hante bukė me domate. Naili hipi vetė nė vinxhė.

- Urdhėro, kėto lekė dhe shko ha bukė nė mensė.

- Faleminderit,- ia ktheu punėtori,- po nuk vete kjo punė.

- Ze, se mė erdhe  nė shtėpi. Sot do tė qeras unė,- i tha me kėmbėngulje Naili. Sa ti, tė hash bukė, me vinxhin tėnd, do tė punoj unė.

5.

Nė ndėrmarrjen “21 Dhjetori” u hap njė kurs pėr shoferė. Nė tė u regjistruan 20 vetė, kryesisht tė rinj. Nė njė mbledhje tė organizatės sė partisė, njė nga kuadrot e asaj kohe, ngriti problemin se kursi nuk ishte kurs i shoferėve, por ishte “kurs i fteriotėve”.

Drejtor Neēo Konomi, i tha:

- Pėr shofer i ka futur. Mos u tremb ti, se nuk na e zėnė karrigen, as mua e as ty.

- Po ka futur dhe Syrja Mitėn, 40 vjeē,- kėmbėnguli ai.

- Po nuk fitoi kursin e shoferit,- tha Naili,- shpenzimet pėr tė, do t’i paguaj unė.

6.

Nailit i erdhi vendimi pėr ta bėrė Drejtor i Pėrgjithshėm pėr Rruga-Ura.
Drejtor Neēo Konomi, kėmbėnguli:

 - Unė, qė sot, jap dorėheqjen nga drejtor. Ndėrtimi i Kombinatit nuk mbaron  dot nė kohėn e caktuar.

- As unė nuk dua tė ndahem me ty,- sqaroi Naili. Po mua nuk mė kanė pyetur. Ndaj duhet sqaruar, atje lart.

Sa e mėsoi kėtė urdhėr kryeinxhinieri sovjetik shkoi te Hysni Kapua dhe kėrkoi qė tė mos transferohej  nga Ndėrmarrja e  Ndėrtimit. Dhe kėshtu u bė. Naili vazhdoi pėr shumė vjet si zv/drejtor nė “21 Djetori”, me drejtor Neēo Konomin.

O Nail o zemėrbardhė, / O Nail! fisnik i parė !

Njeri e drejtues i rrallė, / Fterrė e Tiranė, nė ballė. 

                                                                       

                                                         Tė treguara, nga Halil Hizmo

Nr.48-shkurt 2006

48sh005.jpg
Naili dhe Nedimi duke ndertuar shtepine

MIRĖNJOHJE, SE NAILI MĖ DHA DREJTIMIN E JETĖS

 

Sa mbarova detyrėn e ushtarit nė Sarandė, vendosa tė shkoja nė Tiranė. Megjithėse, ligjet e kohės nuk tė lejonin tė futeshe nė qytet, unė kisha shpresė se fterjotėt e Tiranės do tė mė ndihmonin. Dhe, mbi bazėn e kėsaj shprese, arrita nė Tiranė. Shkova drejt e te Naili. Ia qava hallin qė kisha. Naili mė mirėpriti, madje mė sqaroi me shumė  mirėsi.

- Do tė shkosh njėherė,- mė tha,- tek Ai qė merret me pasaportizimin. Po tė ndihmoi Ai, mirė, po nuk mundi tė ndihmojė dot, ktheu tek unė.

 Veprova si mė porositi Naili. Mirėpo, Ai mė priti me kėmbėt e para. Madje, jo vetėm qė nuk pasaportizohesha dot, por, sipas “zyrtarit”, duhej tė kthehesha nė fshat, se Fterra kishte nevojė pėr krahė pune.

U mėrzita shumė. Aq sa mendova se ishte kot tė kthehesha  dhe te Naili. Mirėpo, pasi e konsultova me Selimin dhe Halil Hizmon, tė cilėt mė thanė tė bėja, siē mė kishte thėnė Naili.

Kėshtu bėra.

Kur i rivajta, Naili mė tha: mos u shqetėso, se do tė tė ndihmoj unė. Mė shpjegoi se do tė mė pasaportizonte nė njė fshat fare afėr Tiranės. Dhe, pastaj, pėr pak ditė do tė filloja punė si mekanik nė ofiēinėn e “21 Dhjetorit”.  Njėherazi ndėrhyri dhe Halil Hizmo te kryetari i fshatit Yzberish. Dhe me fletėn e punės, si banor i kėtij fshati, Naili mė futi nė punė, pa asnjė mėdyshje. Unė, atė ditė e pata ditė feste. E mbaj mend dhe sot. Dhe jo vetėm kaq, por, njėherazi, kur Naili mėsoi se unė isha familjar, mė  ndihmoi  dhe me dha dhe shtėpi afėr shtėpisė sė tij.

Ndaj i jam shumė mirėnjohės, veēanėrisht Nail Bezhanit. Dhe, nga mekanik, siē kuptova mė vonė, po me rekomandimin e Nailit, nė vitin 1961, shkova  pėr specializim gati dy vjet dhe nė Kinė. Madje, dhe kur u emėrova me punė nė Gramsh Naili erdhi e mė takoi drejt e nė Uzinėn e Ēekinit.

Kėshtu, Naili ishte ai qė, jo vetėm mė dha kthesėn nė jetėn time, por nė asnjė rast nuk ma pėrmendi asnjėherė, se mė kishte bėrė kėto tė mira tė mėdha.

Dhe kur unė e falėnderoja, Naili mė thoshte: Le atė fjalė, se unė kam gėzim qė ti u rregullove mirė e mė mirė.

Nr.48-shkurt 2006

                                                                                                Merqez Zeneli

48sh006.jpg
Fotomontazh nga takimi

Simbol, Nail i fteriot !

 

Nga Tirana vjen njė letėr,

Tė nisem pėr nė Tiranė,

Unė do vij dhe herė tjetėr,

Dhe nė qofsha nė Elladhė.

 

Isuf  Avrec bejtexhiu,

Madhėrishėm e ka thėnė:

Do tė lindė vetvetiu,

Zėri bilbilit  pėr kėngė.

 

Kėrkova vargje pėr kėngė,

Vargje zemre, dhe tė thjeshtė,

Pyes mendjen: Ku t’i gjej,

Nga foshnjat deri te pleqtė ?

 

Mė foli njė zė nga brenda,

Nė Fterrėn tėnde i ke,

Te njė portė guri ndenja,

Sa e lashtė, aq e re..

Lexova emrat nė portė,

Emra me shtatė lezete,

Bezhanaj, hallall u qoftė !

Ēdo emėr njė mal mė vete !

 

Rrodhėn vargjet n’ato rime,

Si burimet e Varresė,

More mend, o pena ime,

Nga florinjtė e Azinesė.

 

Florinj eshtrat e tė rėne,

Akoma s’ėshtė tharė toka,

Marrin shoshoqin pėr mėnge,

T’i hapin varret me kocka.

 

Si vėllezėr frashėrjot,

Cili famėn s’ua pėrmendi,

Simbol,  Nail i fteriotė,

Emri “Fterrė”,  vulė vendi.

 

Ike nė moshėn kritike,

Kur s’duhet, ikur Njeriu,

“Ngujove”  tėnden familje,

Nami t’ ecėn si “veriu”.

 

Gjėkundi nuk dukej dita,

Dhe malet i lashė nė gjumė,

Rrėmbeva kėngėn e ika,

Si era qė nuk lė gjurmė.

 

Nga Fterra vargje tė thjeshta,

Pėr mua, kėshtu tė jenė,

Thėllėza qė rron nė shkrepa,

Sa tė strucit e bėn venė

 

Nga Qani Shkurti

 

Vite do kalojnė, ne do tė kujtojmė,

 

Nė 80 vjetor, me mall tė kujtoj,

Se mė bėre mirė, mė bėre tė rroj.

Vitin ’49, erdha nė Tiranė,

Isha 14 vjeē, mu bėre si babė.

Ti mė gjete punė, mė gjete shtėpi,

Mė fale gėzim, mė dhe dashuri.

Mė fute nė kurse, mė bėre shofer,

Ishe gojėmjaltė, i mirė e me vlerė.

Le, tė mira shumė, nė Fterrė e Tiranė,

Ti kudo si lumė, plot me njerėz pranė.

Vite do kalojnė, ne do tė kujtojmė,

Nailin-Flori, gjithnjė do nderojmė.

Nr.48-shkurt 2006

  

NAIL BEZHANI NĖ KUJTESĖN TIME

                Naili ishte njė njeri i madh, shpirtgjerė,dashamir ,por edhe largpamės.

            Ai ishte i biri i Ismailit. si i tillė nuk mund tė nbetej i vetėm e pėr vete, sepse kishte trashėguar mirėsinė qė e karakterizoi tėrė jetėn e tij.

            Me Nailin lidhen shumė familje fteriote qė janė sot nė Tiranė. Ai i solli me punė qė nga 1946 e mė pas nė Kombinat, nė kurse e shkolla.

            Naili ka ndihmuare dhe nė zhvillimin e Fterrės. Kėshtu mė 1955 gjeti e transportoi deri nė Fterrė tubot pėr hidroēentralin, qė nė atė kohė as nuk gjendeshin kollaj e pėr t’i sjellė  nuk i mori pėrsipėr asnjė shofer. Hidrocentrali ynė ėshtė i lidhur edhe me emrin e kėtij biri tė  denjė  tė Fterrės.

            Ai sot nuk ėshtė mė, por janė djemtė  e Fterrės qė solli Naili nė Tiranė e qė mė vonė janė shumuar.

            Tė gjithė e kujtojnė dhe e nderojnė birin e denjė tė Fterrės, Nail Bezhanin.

                                                                Qazim GJONI

Nr.12 – shkurt, 1999

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA