FTERIOTET

Teno Lona
Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

Enter subhead content here

 

NJERI, I LIDHUR ME KENGEN,

SI LIDHET DHEU ME RRENJEN

- Nga biseda me  Teno Lonen ne shtepine e tij, ne Fterre -

 

Kengen polifonike Tenua e ka pelqyer qe kur ishte femije. E kishte kengetarin ne familje. I ati, kendonte embel. Per kenge nuk kishje se çfare t'i thoshje Xhahitit. Kur ai ia merrte kenges, te pranishmit kishin deshire ta degjonin. Edhe ne dasma  Tenos i kishin ngele ne mendje kenget e bukura dasmore qe ngriheshin aty per aty. Gjithashtu dhe rromuzet qe beheshin, shpesh dhe me "piper", i flinin ne shpirt.

 Kur filloi punen si mesues ne shkollen e Kunjoves ne Kuç, pa se si organizoheshin dhe festivale te femijeve me kenge polifonike. I shikonte me kenaqesi, por vetem kaq.

U deshen te shkonin dhe pak vite. Aty nga vitet '60-te  mundi te vinte mesues ne Fterre, ne vendlindjen e tij te dashur. Ne ato vite iu zgjua kenga, qe kishte kohe qe i flinte ne shpirtin e tij.

- Per mua , tregon  Tenua, ketu ne Fterre, me nxiti…dhe hesht per nje çast.

- Kush?, ia priti bashkebiseduesi.

-   Ai…ndjese paste, Sakua… qe ishte  pergjegjes sektori, qe ishte  organizator i zoti dhe per punet e kultures ne Fterre e ne zonen tone, shtoi si me psheretime. Po,po, Sakua me kerkoi  te merresha  me punet e kultures ne Fterre. -Une kam besim, me tha, se ti Teno, do ta besh mire kete pune.

- Po te me meshtetni ju, ia ktheva, atehere edhe mundet.

Dhe keshtu ndodhi. Ne fillim u krijua nje grup  estrade. Ne te u perfshine dhe elemente folklori, qe, shpejt mori karakterin e grupit te folklorit. Ai qe i vuri emrin ketij grupi, ishte zeri i Hasan Mehmetit. Ne ato vite organizoheshin festivale, gati vit per vit. U zhvillua i pari ne zonen e Bregdetit, ne Piqerras. Ne kete aktivitet u perfaqesua  dhe Fterra me grupin e saj. Doli mire. Grupi mori kurajo. Ngritja e grupit e nxiti dhe e detyroi Tenon te merret dhe me ngritjen e kengeve, te beje dhe tekste te reja. Per ta bere kete pune sa me mire i kerkoi ndihme dhe Xha Tasinit. Tenua na kujtoi dy vargje te bukura te ketij idealisti te mençur: "Une punoj per shoqerine,/ dhe ajo punon per mua", qe do te thoshte se çdo fterjot i mire punon per Fterren.

- Puno, puno, i pat thene Tasin Elezi, se do te gjeshe fjale kenge.

Dhe Tenua, ne "not" e siper, mesoi si te lidhte fjalet. I kujtohet kenga e para e tij:  "Kenga labe, Kenga jone", e cila u rregjistrua dhe u transmetua ne Radio-Gjirokastra. Kur u degjua kjo kenge, Tenos i kerciti nje gezim ne kraheror. E jo vetem Tenos, por te gjithe grupit folklorik, te gjithe fterjoteve. Ishte hera e pare qe kenga fterjote nga nje grup i organizuar folklorik,  jepej ne radjo-Gjirokastra. 

Ja keshtu i hyri me "not" detit te kenges Teno Lona, qe sot eshte bere i njohur si rapsod me emer ne te gjithe festivalet kombetare te Shqiperise, qe nga festivali i pare folklorik ne Gjirokaster e deri ne festivalin e kenges polifonike ne 1995 ne Berat. E jo vetem kaq. Por, pa Tenon nuk mund te kuptohet ekzistenca e ketij grupi edhe sot e kesaj dite.

*    *    *

Atje ku ka qene grupi: "Fterra ne Kenge", atje ka qene vete Tenoja, atje eshte kenduar kenga me tekst te krijuar po nga vete Tenoja. Ka shkuar ky grup e ku nuk ka shkuar. Ne zonen historike, me trimeri e me dituri, Vlore-Gjirokaster, ka kenduar a hedhur valle, ketu e gati 40 vjet, ne çdo aktivitet zonal apo krahinor. Po ky grup ka paraqitur programe disa here dhe ne Radjo-televizionin Shqiptar. Ne keto dhjete vjet ka  shfaqur ne ekranin e RTSH-se, para teleshikuesit te ketij televizioni, dy koncerte, njerin ne vitin 1993 dhe tjetrin ne 2002, para disa ditesh, tani ne Qershor.           

Kengen e ketij grupi e pelqejne veçanerisht ato zona qe e njohin dhe  e kendojne polifonine shqiptare.  Nje miku im nga Tirana, kur pa ne ekranin e televizionit Shqiptar grupin: "Fterra ne kenge", pyeti: - Ku i ka instrumentat kenga juaj?. Pergjigja qe mori ishte:  -  Kenga labe, orkestren instrumentale, e ka ne kordat e grykes se çdo labi. Harmonizimi i disa zerave,  formon polifonine.

Jeta e ketij grupi eshte ne kuroren e 120 kengeve. Tenoja ka krijuar me shume se 70 kenge me tekste epike, lirike, politike, patriotike, erotike, e te tjera e te tjera. Ne kenget e Tenos jane thure mjeshterisht vargje per historine e per kulturen e Fterres, te Kurveleshit, te Laberise dhe te mbare Shqiperise. Te spikatura jane dhe jo pak vargje per Kosoven  apo per figura te shquara te Shqiperise, si per "Abdyl Frasheri me vule, eshtrat e tua t'i prune….", apo: " ku vete moj kokë e prerë", apo deri per : " O Mendja, qe prodhon Mendje" kushtuar prof. Rexhep Qoses, e te tjera e te tjera.  Jane te paarritshme shume vjersha dhe shume e shume vargje te ketij rapsodi epik dhe erotik.

 Ne vargjet e Tenos gjen figura mbi figurat. Shihni si sokellijne figurat: "vargjet do t,i bej kurore,/ T'i var mbi gjokset e tua,/ U gremiç - malit me bore,/ nen vete, zençe dhe mua,/…apo:"As me jep nje pike uje,/ nga etja jam perveluar,/ Ose “As me jep ato buze,/ te mbetem fare i shuar./    apo: "Si nje mal keputej loti, u thinj ne vetull Sopoti…", " Eshtrat e tua t'i prune, partia qe nuk ben gjume.."( kur sollen eshtrat e Abdyl Frasherit nga Stambolli), te tjera e te tjera…Pasuria e tij me e çmuar jane kenget, me te cilat ka pasuruar shpirterisht dhe Fterren, dhe fterjote.

Jeta e ketij grupi nuk mund te kuptohet pa  zerin e Hasan Mehmetit, qe "Ben  birbilin te pushoje…." dhe pa zerin e Afos, qe "ben birbilin ta degjoje";  ashtu si zeri i Ana Kofines qe ben Fterren ta shijoje; apo:"Taipi me ato valle,/ nje per nje me Taro Gjone./, ashtu si: "Xhemilja, vallen me grate,/  Shtate pale-qejfe, ç'e hodhe.

Vlere ideore i kane dhene ketij grupi dhe  vargjet-kenge  te Shako Mehmetit, qe perbejne rreth 30 perqind te repertorit te ketij grupi, ashtu siç i kane dhene keto vitet e fundit dhe vjershat me nerv poetik te  Tomorr Avrecit.

Gezim te sjell fakti qe grupi: "Fterra ne Kenge" ne keto vitet e fundit eshte riorganizuar  me nje numur te mire te rinjsh, qe i kane dhene freski dhe e kane mbajtur gjalle kete grup, duke u dhene dhe Fterres e fterjoteve, kudo qe jane, kenaqesi artistike qe e ndjejne. Hasani vazhdon te mbetet nje "solo" i pazevendesueshem.

*      *       *

"Fterjotet dhe kur flasin, me thote miku im gazetar Ilir Buçpapa, duket sikur artikulojne kenge". Kjo, se bisedojne qete e embel. Po kur kendojne? Merret me mend sa embel kendojne. Kur ndezet kenga fterjote, ben dhe zogjte ta imitojne. Ndaj  Fterra jehon ne kenge. Ne kenge Fterra ka hedhur historine. Kenget jane ne shpirtin dhe mendjen e fterjoteve. Dhe Jeten e Fterres dhe te fterjoteve ne kenge e ka thene.

                                                                                   Guro   ZENELI

Nr. 29 – gusht  2002

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA