FTERIOTET

Difo Lona

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 

DIFUA - FAT PER  NXENESIT  E  FTERRES

 

Brezi yne,  mosha e dyte dhe e trete, mban mend mire  dhe kujton me respekt mesues Neimin, qe punoi per 40 vjet ne Fterren tone, si mesues i pasionuar, duke kaluar ne doren e tij breza te tere femijesh ne kater klasat e shkolles  fillore. Shume nga ne mbajne mend dhe ndonje pellembe apo ndonje shufer shege, qe ia sillnim vete ne ishnxenesit e tij, per te na fshikulluar mbi pellemben e dores, si kritike per te mesuar mire e me mire. Edhe pellemba edhe shufra e Mesues Neimit  na ka bere mire. "Themeli" i hedhur ne kete shkolle, na beri  te ngreme  dhe  godine te forte diturie. Ndaj ne i jemi mirenjohes Mesuesit tone  Neim Zani.

Sigurisht qe brezat vijne e shkojne. Eshte  fort mire, kur traditat ruhen e  zhvillohen. E kane ruajtur kete tradite te bukur  dhe bij te tjere te Fterres sone, mesues per shume vite, po ne shkollen "Hiqmet Dusha" Fterre. Ne biseda me jo pak fterjote eshte permendur ne menyre te veēante, gjithmone per mire, mesuese  Difua. Dhe sa here qe e kujtoj kete mesuese apo sa here ma kujtojne te tjere ne biseda miqesore,  ndjej obligim, per te shkruar diēka per Difliqare Gjonin, shoqe klase ne 7-vjeēare per tre vjet ne Kuē, per te cilen ndofta jam i vonuar, por ja qe me justifikon menēuria e popullit qe thote: "me mire vone se kurre". Ishte nxenese e dalluar, edhe ne klasen e peste, edhe ne te gjashten, edhe ne te shtaten. Ishte me e forte  ne algjeber e gjeometri, por me tč paret ishte dhe ne lendet e tjera. Edhe tani pas 40 e ca vjetesh, ishmesuesi dhe drejtori i shkolles ne Kuē, Jakup Mato, flet me admirim per nxenesen Difo.

Njeherazi, ishte  dhe nje  nga shoqet tona me te mira. Difua ishte pa te meta.Ishte vetem e mire.  Edhe ne shkollen e mesme pedagogjike, edhe  tere jeten si mesuese, e gjer tani qe gezon pensionin, e tille ka ngele, e mire, e rregullt, korrekte. Punen e ka nderuar dhe njerezit e punes i ka respektuar. Edhe miqte, qe nuk jane te pakte ne shtepine e  Tenos dhe te Difos, i pret me  bujari. 

Ne shkollen 8-vjeēare ne Ēorraj, per vite me radhe, kur jepte lendet e matematikes, apo ato lende, qe kishte nevoje shkolla, vetem fjale te mira degjoje per mesuese Difon. Edhe sot, ishnxenesit e saj thone fjalet me te mira,si  mesuese kerkuese, qe  me shpjegimin qe bente ne klase,  te impononte  ta ndiqje me vemendje tere oren e mesimit. Ne Fterre, aqe me teper si bije e  ketij fshati,  u angazhua dhe me shume. Detyrimi i saj shpirteror  u be me i madh. Kembengulja e Difos  per te nxjerre nga shkolla fillore  nxenes te forte, ishte  motivi i saj kryesor.

- Ka qene fat per Fterren dhe per nxenesit e asaj shkolle, qe ka patur per vite te tera mesuese ne fillore, Difon, se u dha njohuri tamam, se ishte e pergatitur,-na tha me plot deshire  Stavri Dhrami, i cili  ka qene gjithashtu per disa vjet mesues e  drejtor i shkolles 8 vjeēare ne Fterren tone, tani Drejtor ne Shtepine e Femijes Sarande.

            Difua  ka qene  mesuese e afte. Difua ka qene mesuese korrekte. Difua ka qene kembengulese. Difua u ka dhene femijeve te Fterres njohuri te sakta e te plota, duke punuar dhe si bije  e Fterres, dhe si  mesuese  me vetedije te larte. Difua punoi  nje jete te tere, si mesuese  ne Fterren tone.Thinjat e kane fisnikeruar me shume. Ndaj ishnxenesit e saj, ia dine dhe e ēmojne me respekt qytetarie.  Madje, Mesuese Difon e respekton nje Fterre e tere. E ēmojme dhe ne fterjote qe jetojme ne Tirane. Ndaj, tč gjithč i thčrrasim me emrin e nderuar: Mesuese  Difo!   

                                              Guro   ZENELI

Nr. 27 – prill, 2002

 

PĖR DIFON LOTON GJITHĖ FTERRA

U mblodhėm kėtu nė Sheshez pėr t’i dhėnė lamtumirėn pėr nė banėsėn e fundit tė njeriut tė dashur tė Fterrės, Difos tonė.

            Difua lindi mė 1940 nė Fterrė, nė njė familje tė nderuar e tė respektuar Ishte vajza e dytė e Hases dhe e Qazimi Gjonit tė zgjuar, burrė zakoni e me tradita tė larta.

            Kur mbaroi shkollėn 7-vjeēare, vazhdoi shkollėn e mesme pedagogjike tė vajzave nė Tiranė, tė cilėn e pėrfundoi nė vitin 1959 dhe u emrua mėsuese nė shkollėn 7-vjeēare nė Ēorraj ku punoi pėr 5 vjet dhe mė vonė nė shkollėn e Fterrės ku punoi pėr 35 vjet, deri sa doli nė pension.

            Nė vitin 1963 Difua u martua me Teno Lonėn dhe lindėn e rritėn 6 vajza.

            Nė punė e nė jetė Difon e ka karakterizuar dashuria pėr nxėnėsit respekti dhe sjellja dinjitoze e humane. Nxėnėsit e saj kujtojnė sot me respekt e dashuri mėsuesen e tyre tė nderuar.

Atyre u a kishte imponuar respektin vetė Difua, me sjelljen e saj, me autoritetin profesional dhe me dashurinė e saj, si nėnė e me kujdes prej edukatoreje. Ėshtė kjo arėsyeja qė ata kudo qė janė shprehin sot hidhėrimin e thellė duke e pėrcjellė Difon, si gjithė ne, me lot nė sy e dhimbje nė zemėr.

            Difua kreu gati pėr 15 vjet nė fshat edhe detyrėn e sekretares sė pushtetit. Kuptohet qė njė detyrė e tillė i ngarkohej njė njeriu tė aftė, tė drejtė e tė ndershėm.

            Vdekja jote e parakohshme, e dashur Difo, ka helmuar thellė Tenon, vajzat, nipėrit e mbesat, vėllezėrit e motrat, tė afėrmit e tu e tė Tenos, por dhe tė gjithė ne bashkėfshatarėt e tu, miqtė e dashamirėsit.

            E dashur Difo

            Ti sot nuk duhet tė vdisje, sepse fjala jote e ėmbėl dhe e dashur qė tė impononte respekt, na duhej tė gjithve.

            Nuk duhet tė vdisje pėr Tenon, sepse prania jote e frymėzonte atė pėr tė thurrur vargje tė cilat sot janė bėrė tė pavdekshme e do kėndohen nė breza.

            Nuk duhet tė vdisje pėr tolerancėn dhe mėnēurinė tėnde nė ruajtjen e unitetit nė vėllezėri.

            Nuk duhet tė vdisje pėr vajzat, nipėrit e mbesat tė cilat sot po lotojnė mbi arkivolin tėnd sepse nuk do tė dėgjojnė mė kėshillat e tua dhe as pėrkėdheljet e ngrohtėsinė e nėnės dhe tė gjyshes.

            Nuk duhet tė vdisje sepse shtėpia kishte nevojė pėr Ty qė tė

 

prisje e tė pėrcillje me ngrohtėsi miqtė e shumtė tė Tenos qė nga Muhamet Tartari nė Vranisht e deri tek Lefter Ēipa nė Pilur e mė gjerė.

            Nuk duhet tė vdisje edhe pėr vėllezėrit e tu tė cilėt kur vinin nė Fterrė gjenin tek ti dhėmshurinė jo vetėm tė motrės por edhe tė prindėrve.

            Nuk duhet tė vdisje edhe pėr Gjonen, sepse me fjalėt e tua ja ulje sadopak hidhėrimin qė e zuri.

            Por ja qė vdekja ėshtė e pamėshirėshme dhe nuk tė degjon as tia e as ne po tė gllabėron nė kthetrat e saj.

            Pėr tė gjitha kėto ti Difo, motra e tė gjithve, do mbetesh nė kujtesėn tonė si simbol i urtėsisė, dashurisė dhe respektit nė vėllezėri, gjitoni e fshat.

            Ti, e nderuar Difo, tė gjithė tė qanė me shpirt e me lot, por Xhikua tė qau si motėr e shkuar motrės, Beharja, Lirua, Monua e Beqarja tė qanė me ligje, me fjalėt qė ua impononte shpirti. Tė qau shumė dhe krushka jote Rina qė erdhi nga Greqia. Pėr ty lotoi gjithė Fterra.

            Pjesėmarrja e madhe nė kėtė ceremoni mortore, jo vetėm e bashkėfshatarėve por edhe e miqve e dashamirėsve, si dhe e fshatrave pėr rreth Ēorrai, Borshi e Kuēi, tregon mė sė miri respektin pėr njė mėsuese kaq tė respektėuar.

            Lamtumirė, e dashura jonė Difo! Shpirti yt u prehtė nė parajsė, duke mbetur pėr jetė e gjallė midis tė gjallėve.

                                                                                    GĖZIM DUSHA

Nr. 43 – shkurt 2005

 

 
 
Nga Teno LONA
 
Elegji

 

Hidhėrime, hidhėrime,

Zėmėra qė dot s’i thotė,

Mblidhuni, nė penėn time,

Derdhunu nė vaj’ e lotė.

           

Si rrebesh, qė zbret nga mali,

Kur vajton pėr lulet prilli,

Vetėm Perėndia falet,

Kur te heq gruan  nga gjiri.

 

Malet, me borė e me mjegull,

Errėsira,... mbi luginė,

Ē’ėshtė ajo,... qė vjen... e vdekur,

Mbush me lule trendelinė?!

 

Eshtė ajo, qė dil te dera,

Lezeti pėr miq e shokė,

Si qe vetė, ju dha dhe vlera,

Ndaj,... u mbulua me lotė.

 

Ajo qė iku me plagė,

Me zemėr tė pėrvėluar,

Nuk u kthye  dot e gjallė,

Ndezi zjarr e dogji truall.

 

I hodhi dheu furmi,

E zgjodhi si me” kėrrabė”,

Do tretet,... nė erimi,

Si qiri, dalė e ngadalė.

 

Te varret,... atje pėrtej,

Lėviz majė e qeparizit,

Ēdo njeri, syrin do ktheje,

Bij’ e Hases dhe Qazimit.

 

Dergjet,... ajo qė ka lėnė,

Burrin ,vajzat dhe shtėpinė,

Qeparis, u thafsh nė rrėnjė,

Mba  brėnda,..fisnikėrinė.

 

Varri, mė buzė tė xhadesė,

Atje,... ēdo njeri do shkojė,

Do qėndrojė e do pyes,

Difo Lonia,- do thonė.

 

 

Sa herė,... tė mė marrė malli,

Do vete... t’i ulem pranė,

Po kam frikė se ēahet varri,

Dofo, o Difo... me famė

 

Perėndia,... fluturimin,

Ja fali zogut mbi tokė,

Njeriut i dha durimin,

T’i shkojė brengat me shokė,...

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA