FTERIOTET

Agim Haderi

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

01sh.jpg

Ne jemi Shkodranė, por e duam dhe Fterrėn, ...

vendlindjen e tė parėve tanė

-nga biseda me fterjotėt-shkodranė, dy djemtė e  Ramiz Fterrės, Lahin e Agim Haderin- 

       Ishin vitet ’20-tė,- nis bisedėn Lahi,-  sot e 80 vjet mė parė., nė vitin 1926-27, kur Baba, Ramizi, njė djalė i ri, 25 vjeē, emnohet nė Shkodėr, nė detyrėn e oficerit. Ishte hera e parė qė i shkeli kėmba nė kėtė qytet. E pėlqeu. Qė nė takimin e parė u prezantue me emrin: Ramiz Fterra.

            Kur e pyesnin, se ē’ishte ky mbiemėr, Babai u pėrgjigjej: ėshtė emri i vendlindjes sime. Ėshtė, thellė, afėr detit e rrėzė malit, nė krahinėn Kurvelesh-Bregdet.

            Detyra e shefit te degės ushtarake tė rekrutimit pėr ushtar nė Shkodėr, e bėri qė tė njihet nė njė opinion tė gjerė dhe tė fitojė emėr. Nė Shkodėr punoi shumicėn e viteve te punės, por dimė qė ka shėrbyer edhe nė Tropojė e Peshkopi, Prizren e Lezhė. Madje  dhe nė Fier. Dhe me kėrkesėn e tij  e kthyen pėrsėri nė Shkodėr, ku kaloi tėrė jetėn e tij. U bė shkodran, por sa herė qė e pyesnin se nga ishte, Baba pėrgjigjej: Jam nga Fterra. Dhe shpjegonte se kush ishte vendlindja e tij.

            Vendosja nė Shkodėr e vėllait tė madh, nxiti qė tė vinin kėtu dhe dy vėllezėrit e tjerė, Veseli e Rexhepi, tė cilėt me ndihmėn e Ramizit, u bėnė xhandarė po nė Shkodėr. Kėshtu u vendosėn tė tre vėllezėrit nė kėtė qytet me histori dhe kulturė, qė si trevė qytetėrimi rrezatonte qytetėrim.

            - Ja, nė kėtė qytet jena lind e jena rrit dhe ne bijtė e bijat e tre vllazėnve:  Ramiz - Vese l- Rexhep. Dhe ne vėrtetė jena shkodranė, por e duam dhe e ēmojmė dhe vendlindjen e tė parėve tanė. 

            - Po ēfarė mund tė na thoni mė shumė, veēanėrisht pėr Babain tuaj, qė nė njė farė mėnyre, bėri detyrėn e babait dhe pėr vėllezėrit, e jo mė pėr ju fėmijėt e tij ?

            - Baba, u lind nė Fterrė, nė vitin 1902. Por nė moshėn 2 vjeēare e mori nė Turqi, Ymer Korkuti, i cili, me sa di unė, punonte kadi nė Stamboll. Kjo se ne, si Haderaj kena kenė njė mėhallė, pra, me prejardhje nga  njė fis. Kėshtu u rrit nė kryeqytetin e Perandorisė, ku dhe studioi pėr fenė islame. Mbaj mend, qė njihte dhe na predikonte mėsimet e Kuranit, shumė prej tė cilave i dinte pėrmendėsh. Madje dhe kur ishte ushtarak, e kthente kapelėn me strehe nga mbrapa kresė dhe shkonte nė xhami, ku falej e kryente ritet e fesė islame.

            - Po shkollėn ushtarake, ku e ka kryer?

            - Ka krye njė shkollė tė mesme ushtarake nė Stamboll. Nė vite me vonė, kur Shqipnia u ba shtet, kreu dhe njė shkollė ushtarake dy vjeēare, kėtė radhė nė Durrės, ku u diplomua si oficer. Me sa mbaj mend, Baba na pat thanė, se nė kėtė shkollė ka njoftun Asim Zenelin, Mustafa Matohitin e Shefqet Peēin.

            - Siē  duket, me qenė se ishin po nga Kurveleshi. Apo jo ? 

            - Edhe unė, i atij mendimi jam.  Po Baba lexonte dhe libra pėr artin e letėrsinė. Njihte dhe citonte shpesh poetin e madh gjerman, Gėten. “Faustin” e recitonte. Njihte mire turqishten, italishten e gjermanishten.

            - Po gruan nga e mori ?

  Ramiz Haderi

            - Tė parėn, e kishte nga Fterra. Zilo Avreci, quhej. Por jeta e saj ishte e shkurtėr dhe vdiq pa lanė fmi. Mė vonė u martua me Nanėn tonė, Feride Ēuēicaj, shkodrane, me origjinė nga shqiptarėt e Malit tė Zi. Lagja, ku banojmė dhe sot, ne dy vėllezėrit, unė  e Agimi, quhet lagja “Ēuēicaj”.

            - Ju na thatė se Ramiz Fterra ka qenė njeri me kulturė, kryesisht fetare e ushtarake dhe njėherazi, patriot. Mund tė na thoni diēka pėr veprimtarinė e tij ?

Lahi

- Ne vitin 1935, kur si ushtarak ishte nė Fier, mori pjesė nė lėvizjen e Fierit, ku ishte lidhur me patriotin e shquar Hetem Toton. Pas dėshtimit tė kėsaj kryengritje, Babėn e transferuan nė Tropoje. Kėtu punoi per tre vjet. Pastaj e transferuan ne Prizren me te njėjtėn detyre, me gradėn kapiten i rangut te dyte, ku punoi 3-4 vjet.

- Nė kėto vite,- vazhdojnė tregimin dy djemtė, duke plotėsuar njėri-tjetrin,  u njoh dhe krijoi lidhje e miqėsi dhe me Jaho Gjoligun nga Kuēi. Mbaj mend, se kur isha i vogėl,-shton Lahi,- me babėn kam ardhė nė Tiranė, nė shpinė e xha Jahos.

            Aty nga muaji Maj i vitit 1944, babai i tyre u inkuadrua ne Brigadėn e 9 Sulmuese.  Pas Ēlirimit, pėrsėri ka shėrbyer si kryetar i degės ushtarake ne Lezhė, Fieri e Puke, deri ne vitin 1949.

- Ai ka pasur lidhje e miqėsi dhe me Spiro Moisiun,- shton mė tej Lahi,-  i cili e ka ndihmue familjen tone per ta shpėtuar nga disa keqtrajtimeve qe i bene babės tonė pėr kohėn e shkume. Njė shok e mik i ngushte i babės tone ka kenė edhe Neshat Kolonja, ashtu si dhe Rexhep Halluni. Aty nga viti ’50-tė, pasi u shkėput nga detyra ushtarake  punoi si llogaritar nė Senatorjumin e Shkodrės, deri sa doli nė pension..

Babės, tanė jetėn, i pėlqente ta thėrrisnin: Ramiz Fterra. Kėshtu na njohin dhe tani shumica e shkodranėve. Madje edhe sot, nė familjen tonė, se ne banojmė nė shtėpinė e Babės, fatura e energjisė elektrike na vjen me mbiemrin, Ramiz Fterra. Po ne ruajtėm mbiemrin e gjyshit Shahin Haderi.

 

*   *   *

-Baba ėshtė shquar,- vazhdon bisedėn Lahi,- edhe per karakter te forte, pėr burrninė e tij. Ne vitet kur ka kenė me shėrbim ne Puke, na ka dek njė vėlla 8 vjeē, i cili lindi pas katėr vajzave, qė kishte dhe emrin e gjyshit tone, Shahin Haderi. Kur nana dhe farefisi jone ishin shume tė pikėllum nga fatkeqėsia, Baba mbajti burrninė, duke dhanė kurajė Nanės e tė afėrmve tanė.  

Edhe njė detaj tjetėr po me kujtohet, vazhdon bisedėn Lahi. Sulo Velaj, qė, mė duket se ishte dajė i Kadri Hazbiut, por qe aso kohe ishte kryetar i Degės Ushtarake ne Shkodėr, kishte njė djalė qe e quanin Kastriot, te cilin unė e kisha shok klase. Sulua mua me donte si djalin e vet dhe kishte dėshire te me ēonte nė Shkollėn e Sigurimit ne Tirane. Kur e mori vesh Baba, me thotė: -nuk do te jesh djali im, po shkove ne atė shkolle. Suloja, po deshi le tė dėrgojė djalin e vet….!

Babėn ne Shkodėr nuk e thėrrisnin Ramiz, por “Kapidan”. Nuk e di si i ka ngelė ky emėr. Po kur shikonin Babėn, ata e thėrrisnin: Eja Kapidan ! -Po vjen Kapidani,- thojshin. Dhe mua e Agimin, na pyesnin: Si jeni ju ēunat e Kapidanit ? Apo, ku jeni, o ēunat e Kapidanit?

Kur ishte i sėmure, ne vitet e fundit te jetės se tij, erdhi per me e pa nė shpinė e tij, drejtori i Senatorjumit tė Shkodrės, Dhimiter Lito, i cili i tha me shaka:- E shikon, se sa ke rene, o Kapidan ? Baba iu pėrgjigj, po me shaka:  Mua nuk me mposhten e ligėshtuan gjithė kėto vite pune e vėshtirėsi qe kam kaluar ne jete. Por, sėmundja, po me mposht, o Doktor Lito…! Po ty tė faleminderit, se do me mė ngrit nė kambė.

Kur ka dek Baba, me 29 korrik 1970, i ėshtė bere njė nderim i madh nga tanė Shkodra. nga miqtė e shokėt e tij tė shumtė.

- Si ta shpjegojmė lidhjen tuaj me Fterrėn dhe fterjotėt, megjithėse ju jeni lindur e jeni rritur  nė Shkodėr ?

- Ju keni tė drejtė ta bani kėt pytje. Por ka ndodhė kėshtu sepse nga prindėt tanė, veēanėrisht nga Ramizi e Veseli, por dhe Rexhepi, kena trashgue lidhjet me fterjotėt.

- Ja,  dhe unė di qė, qysh ne kohen e Zogut, -shton Agimi,- se ne Shkodėr punonte Sinan Rukua, te cilin baba dhe dy xhaxhallarėt tanė e kane pėrkrahur e ndihmuar, duke mbajtur lidhje si tė ishin vllazni. Me vone familjet tona, lidhje kane mbajtur me Mehmet Dushen, Nail e Refik Bezhanin, Safet Memin, Ismet Elezin, Luan, Dusho, Fatmir e Engjell Dushen, me te cilėt kena pas edhe lidhje farefisnie. Skėnder Dusha vinte ne shtėpinė tone, si ne shtėpinė e vet dhe ne ndjeheshim krenar e te gėzuar, kur delnim shėtitje ne rrugėt e Shkodrės me “pilotin” Skėnder.

            Duhet thėne, se per kėto lidhje me fteriotėt ėshtė kujdes mė shumė xha Veseli, pasi ai ishte i martuar me njė grua fteriote, Nexhefe Xhamėn, vajzėn e Uzeir Xhamės. Po dhe Baba jonė mbante lidhje me fteriotė. Bastri Dauti i dėrgonte Babės letėr nga Fterra, nė vitet ’50-tė,  ku midis te tjerave, i kėrkonte qe te ndihmonte 2-3 djem fteriote, qe ishin nxėnės nė Shkollėn e mesme Pedagogjike, Shkodėr. I shkruante pėr djalin e tij,  Plotim Dauti, dhe djalin e Neim Zanit, Bashkim Zani. Me vone i kanė dėrguar dhe pėr Mynir Zhupėn, etj. Lidhje kena mbajt dhe me Tare Brahon ne Vlore. Tashmė jena lidhe mė gjithė Fterrėn e fterjotėt. Kanė ba efekt dhe nė Shkodėr disa emisione qė janė shfaqur pėr Fterrėn nė ekranin e TVSH-sė, veēanėrisht dokumentari: “Fterra Labėri- Fterra Rivierė”.

Lidhjet te ngushta kena mbajt me Haderajt. Xha Muhedini na vinte dhe nė Shkodėr. Jena lidhė me kushėrinjtė tanė, me Meton, Haderin, (qė fatkeqėsisht na vdiq para pak kohėsh) e me Verdin. Kėto vitet e fundit, se bashku me gratė e fėmijėt kemi shkuar ne Fterrė e ne Sarande. Shpesh vijmė dhe ne Tirane, ku takohemi me fteriotėt - tiranas. 

       Pėr ne bijtė e Ramizit, na ka ndikue me e dashe Fterrėn e fterjotėt dhe Nana jonė, Ferideja, megjithėse ishte prej Shkodre, e cila i afronte dhe i respektonte fterjotėt. Nana, bėnte shume kujdes me respektue, sidomos fisin e burrit te saj, shokėt e miqtė e Babės.

            - A  mund te na njihni pak me pėrbėrjet e familjeve Haderi ne Shkodėr ?

            -Tė Babės jena shtate fėmijė, 5 motra e 2 vėllazėn. Tė xha Veselit e Nexhefes,  Makbulja, Nafija,Teuta, Remzia dhe Fatmiri. Ndėrsa, tė xha Rexhepit janė pese: Bardhyli, Nazifi, Myzejeni, Hismeti dhe Dhurata. Unė me Julin kena dy fėmijė, Ramirin dhe Valmirėn..

- Ndėrsa unė me Mimozėn, shton Agimi, kena dy: Argenin, mė tė voglin nė haderajt e Shkodrės dhe Migenėn. 

- Migena asht debulesa ime,- ndėrhyn Lahi,- se vazhdon dhe studimet nė Universitetin e Mesinės nė Itali, ku dallohet pėr rezultate tė larta. Ne fakt gjithė brezi i dytė e i trete, ėshtė arsimdashės. Migena lexon nė internet dhe gazetėn “Fterra jonė”.

 - Cili ėshtė aktiviteti i punės dhe detyrave qe keni kryer,  ju Lahi dhe Agim  ?

             - Unė,- thotė Lahi,-kam mbaruar shkollėn teknologjike nė 1968 dhe pastaj tė Lartėn pėr  Ekonomi-finance. Kam punuar ne Fabrikėn e Qumėshtit si pėrgjegjės fabrike, ne Doganėn e Shkodrės, kryetar i degės se tatimeve Shkodėr, kryetar i Policisė Financiare Shkodėr dhe drejtor i Entit te Banesave, po ne Shkodėr.

 - Ndėrsa unė,-tregon Agimi,- kam mbaruar shkollėn e mesme mekanike- elektrike ne 1972 dhe mė vonė tė lartėn per inxhinieri mekanike. Kam punue si inxhinier, si mėsues ne shkollėn e mesme e nė Institutin e Misrit dhe te Orizit, deri ne vitin 1991. Aktualisht, kam aktivitet privat.

            Edhe njeri edhe tjetri, janė jo vetėm tė zotė, por dhe shumė shoqėror. Ndaj kanė dhe miqėsi tė gjerė, Shkodėr e Tiranė. Profesor Ahmet Osja, qė ėshtė dhe miku i gazetės “Fterra jonė”, ėshtė mik i afėrt, dhe i Agimit.  

             - A keni ndonjė mesazh pėr qe dėshironi t’ua pėrcillni fteriotėve nėpėrmjet faqeve te gazetės “Fterra Jone” ?

            Mesazhi ynė ėshtė qė fterjotėt tė jenė tė lumtur e te bashkuar , tė jenė krenar pėr  Fterrėn, si vatėr e diturisė dhe mirėsisė, dhe pėr fterjotėt qė rrezatojnė kulturė e dashamirėsi kudo ku banojnė e punojnė. 

 Ne shkodranėt me origjinė fterjoti pohojmė me gojėn plot origjinėn tone. Ndaj, ne haderajt shkodranė e ndjejmė veten si pjese e pandare e Fterrės dhe fteriotėve.

                                                          Bisedoi,  Feksor SHKURTI

Nr.49 – prill 2006

Disa fotografi deri sa te plotesohet faqja
 

 

 

 

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA