FTERIOTET

Lame Xhama

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 

Skenari i dokumentarit me te njėjtin titull

MĖSUESIA DHE LIRIA –

LEJTMOTIVI I JETĖS SĖ

“MĖSUESIT TĖ POPULLIT”

LAME XHAMA

 

            Lindi nė prag tė shekullit tė 20-tė, tė shekullit qė sapo lamė pas, nė ditėn e Vitit tė Ri, 95 vjet mė parė, mė  1905, nė Fterrė

Nė kushte tė vėshtira ekonomike tė fshatit, Babai i Mėsues Lames, Rushiti, i nisi dy djemt e mėdhenj nė kurbet. Familja mbeti vetėm me djalin e vogėl Lamen. Atėhere nuk ishte shpallur ende Pavarėsia e Shqipėrisė. Rilindasit luftonin pėr hapjen e shkollave shqipe. Edhe nė Fterrė bėheshin pėrpjekje, qė mejtepi nė gjuhė turke, tė kthehej nė gjuhė shqipe, qė u bė e mundur mė 1916, 4 vjet pas ngritjes sė Flamurit

Nė kėtė atmosferė hodhi hapat e para tė jetės dhe Lamja, i cili, me t’u ēelur shkolla nė gjuhėn shqipe, zuri vend nė dhomėn – shtėpi - klasė. 12 vjeēar mbaroi klasėn e parė fillore. Por ngushtėsia ekonomike familjare e detyroi tė ikij ande j- kėndej, deri sa arriti tė pajtohet si ēirak nė kafenenė e thjeshtė tė Osman Beqos nė Vlorė.

  Por Vlora kėrkontė Lirinė e rėmbyer nga pushtuesi, ndaj u ndez Lufta e Vlorės.Lamja 15 vjeēar la dyqanin dhe me pushkėn nė krah u rreshtua me luftėtarėt e lirisė. Por papritur ra rob dhe bashkė me tė tjerė, u internua nė Ishullin e Sazanit.

Pasi fitoi “Guna pėrmbi tela”, Lamja u kthye pėrsėri si ēirak nė kafenenė e Ustait tė tij. Rastėsisht u njoh nė kėtė kafene me patriotėt e mėdhenj Halim Xhelo e Avni Rustemi.. Te ky djalė u bėri pėrshtypje: Dashuria e tij pėr lirinė dhe etja qė kishte pėr tė mėsuar. Dy patriotėt e shquar, jo vetėm e ushqyen vullnetin e tij, por u interesuan derisa e ēuan me bursė mė 1923 nė Normalet e Elbasanit. Mirėpo, porsa vuri nė udhė tė mbarė tė mėsuarit, shpėrtheu Revolucioni i Qershorit 1924. Tani Lames 19-vjeēar i ishte hapur syri edhe pėr idealet demokratike, qe shpresoi se do t’ia jepte ai revolucion. Ndaj u radhit, deri me armė, nė forcat demokratike, tė drejtuara nga shoqėria “Bashkimi”.

Nė fuqi erdhi Noli i ditur. Lamja, i gėzuar nga fitorja, u kthye pėrsėri nė shkollė.

Kur ishte nevoja pėr tė luftuar pėr Lirinė e Atdheut e pėr idealet demokratike, Lamja rreshtohej nė radhė me tė parėt. Kur mbaronte ajo detyrė madhore, atėhere kthehej me dėshirė tė madhe nė bangon e shkollės pėr tė marrė dituri. Pėr lirinė sakrifikonte shkollėn. Pėr shkollėn sakrifikonte ēdo gjė tjetėr. Liria dhe mėsuesia ishin dy vullnetet e tij.

Mėsuesia ishte pasioni i tij, ishte jeta e tij, jo pėr 2 a 5 vjet, por pėr 40 vjet, pėr gjithė jetėn, aqė sa edhe kur doli nė pension, pėrsėri nuk braktisi as shkollėn, as mėsuesit as nxėnėsit, pavarėsisht se ata tashmė nuk ishin nxėnėsit e tij. Pėr Mėsues Lamen, siē e thėrrisnin ishnxėnėsit e tij edhe kur bėheshin burra, dhe pėr Zotin Lame, siē i folėn tėrė jetėn prindėrit e ishnxėnėsit e tij, emri Lame u bė mbiemri i tij, ndėrsa pėr emėr iu vu fjala Mėsues.

Mėsues Lami i thirri Fterra – Kuēi - Kurveleshi – Pėrmeti – Saranda- Delvina – Konispoli – Bregdeti. Tėrė sa e njohėn. Mėsues Lamja - vinin titujt e shkrimeve gazetat e kohės kur shkruanin pėr tė, apo kur e intervistonin.

Karierėn si mėsues e filloi mė 1928, nė Pėrmet, ku u shqua pėr zellin e madh nė punė, qė e shfaqi me rezultate tė larta nė detyrė. 

Pas dy vjet pune nė qytetin e Pėrmetit mundi tė transferohej nė Sarandė mė afėr njerėzve tė tij, nė shkollėn e vetme fillore, nė Onhezmin e lashtė. Kėtu nisi dhe detyrėn e dytė si kujdestar e drejtor nė konviktin “Ēamėria”.

Kėtu punoi pėr gati 10 vjet, deri nė vitin 1939. Fitoi respekt e dashuri nga nxėnės e prindėr, nga qytetarė e fshatarė tė zonės. E respektuan shumė nxėnėsit e tij si Tahir Demi, Adil Ēarēani, Teme Sejko, Hito Ēako, Selim Islami, Qamil Buxheli, etj, etj.

Nė orėn e mėsimit shquhej pėr punėn qė s’lodhej kurrė. Orėn e mėsimit e kishte tė shėnjtė. Gjatė orės sė mėsimit tė Lame Xhamės nuk guxonte askush tė trokiste nė derėn e klasės sė tij. Vetėm kėtu ishte i rreptė si Ai. Qėllimi i orės sė mėsimit tė tij ishte t’u jepte nxėnėsve, sė pari njohuri tė reja e dashuri pėr lirbrin, dhe sė dyti dashuri e dituri pėr Shqipėrinė.

Sė bashku me Sherif Dushėn e Xhevdet Kofinėn qė tė rinj, kishin marrė njė vendim: fėmijve tė tyre t’iu vinin emra shqip. Dhe tė tre e mbajtėn fjalėn. 3 fėmijėt e Lames, 10 tė Sherifit e 3 tė Xhevdetit – tė gjithė gėzojnė vetėm emra shqip, Bardhyl, Argon, Luan, Lule, Fatmir, Drita, etj.

Dashuria pėr Atdheun u bė shkak pėr ta transferuar nė Konispol, nė kufi, sepse Mėsues Lamja ishte shpallur si mėsues antifashist nė opinionin zyrtar, qė ditėn e pushtimit fashist mė 7 prill 1939.

Ziente nga revolta e brendėshme, por pėrsėri vendosi t’i shėrbejė pasjonit tė tij, mėsuesisė. Kėtu, nė Konispol, e nisi punėn me pėrpjekje pėr tė bėrė bashkimin e shkollės femrore me shkollėn mashkullore. U ndesh me fanatizėm. U pėrplas me ndėrhyrjet e parisė, qė e shikonin dhe me dyshim zyrtar. Ky dyshim u kthye nė goditje tė drejtpėrdrejtė. Dekreti i Logotenencės Nr.528 datė 31 tetor 1940 e pushon nga puna me akuzėn se ishte “mėsues antifasisht”.

Ky qėndrim ekstrem e detyroi tė kthehej nė fshatin e tij, Fterrė. Kėtu pėrhapi dhe pėrqafoi luftėn pėr Liri kundėr pushtuesit. Me tu krijuar kėshilli i fshatit, qershor 1942, kreu detyrėn e sekretarit tė pushtetit nė Fterrė dhe tė ekonomatit pėr luftėn nė Fterrė e nė Sarandė.

Mendjen dhe makinėn e shkrimit i vuri nė dispozicion tė Luftės pėr liri 

Ėshtė interesante pjesėmarrja e tij si aktor nė “Lulja e Kujtimit” e “Besa”.

Mėsues Lamja, nė kujtimet e shkurtėra e nė disa vjersha tė tij, nuk i ndau asnjėherė dy vullnetet e tij: Lirinė dhe Mėsuesinė nga njėra-tjetra. Ndaj pėrherė u vu nė dispozicion tė luftės pėr liri e ideale demokratike dhe tė punės, pėr arsim e dituri. Shpirti liridashės dhe mendja arsim-dashėse, ishin nė zemrėn e nė ndėrgjegjen e tij, qė u thirr, gati njė shekull, Mėsues Lame! Lirinė e ndjejnė dhe e ēmojnė mė mirė njerėzit e ditur, se dhe liria nė fund tė fundit i ka rrėnjėt te Dituria.

Liria kishte nevojė pėr mėsuesinė, ashtu siē kishte nevojė mėsuesia pėr lirinė. Ndaj mėsues Lamja, qė ditėn e ēlirimit tė Sarandės, mė 9 tetor 1944, e mori me vullnet tė veēantė detyrėn e mėsuesit dhe njėherazi dhe tė drejtorit tė shkollės nė Sarandė.

Arsimi kishte nevojė pėr organizim e drejtim. Mėsues Lamja mori dhe detyrėn e pėrgjegjėsit tė arsimit tė Sarandės. Organizoi 5 klasa me 130 nxėnės, ku pėr disa kohė punoi fill i vetėm. Ėshtė e madhe puna qė bėri pėr disa vjet nė shtėpinė e fėmijės Sarandė. humanizmi i tij ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme tek jetimėt, tek fatkeqėt, tek fėmijėt e shtėpisė sė fėmijės. Dhe ketu nė Sarandė punoi pėr 35 vjet si mėsues, qė i ngjiti tė gjitha shkallėt e profesionit.

 La emėr tė mirė nė jėtė e pas jetės.  E donte dhe e respektonte shumė familjen e tij, Luten, bashkėshorten e jetės, nipėrit e mbesat, e stėrmbesat e tij. I dhėmshur ish pėr tė gjithė. 

 Pėrherė i urtė e kėmėngulės pėr tė mėsuar fėmijėt, nxėnėsit, e pse jo dhe tė rriturit. Pėrherė me dlirėsi shpirtėrore, pėrherė njeri i ēiltėr. I donte nxėnėsit, ndaj dhe ata e donin, i respektonte nxėnėsit, ndaj dhe ata e respektonin, i nderonte tė gjithė, ndaj tė gjithė e nderonin. Ndaj u nderua me titullin “mėsues i Merituar” mė 1965 dhe me vonė, mė 1980, mori titullin mė tė lartė “Mėsues i Popullit”

Shpirtin e tij ia kushtoi mėsuesisė. Pėr 40 vjet hyri e doli nė klasė me 30-40 nxėnės pėr mė shumė se 50 mijė orė mėsimi. Me zilen e shkollės hynte nė klasė e me zilen e shkollės mbaronte orėn e mėsimit.

Ora e mėsimit ishte pasioni I tij. Ora e mėsimit ishte shkolla pėr tė. Ndaj dhe kur u bė drejtor nė Sarandė e Delvinė, nė Kuē e gjetkė, dhe kur u bė inspektor arsimi nė Qarkun e Gjirokastrės, kudo e kurdo nuk u nda nga ora e mėsimit.

Mbahet mend nė kujtesėn e ish-nxėnėsve se jipte bukur gjuhėn shqipe, se recitonte bukur para auditoirit tė nxėnėsve, se fliste me pathos pėr historinė e gjeografinė e Atdheut dhe figurat e shquara tė Kombit Shqiptar.

Jeta e tij nga viti 1928 e deri sa doli nė pension ishte ora e mėsimit.

 Idhull tė mėsuesisė shqiptare kishte Aleksandėr Xhuvanin, qė e adhuroi qė kur ishte nxėnės i tij nė Normalen e Elbasanit.

Ora e mėsimit ia hapi sytė vetė Mėsues Lames, por edhe mėsues Lamja u hapi sytė pėr 40 vjet brezave tė tėrė nxėnėsish, po nėpėrmjet orės sė mėsimit. U arsimua pėr vete e arsimoi dhe tė tjerėt, u kultura pėr vete e kulturoi dhe tė tjerėt Mėsuesinė e trashėgoi te djali, mbesa e stėrmbesa, nė katėr breza me radhė.

Mesazhi i jetės sė Lame Xhamės, i kėtij “Mėsuesi tė Popullit” ėshtė se Liria dhe Dituria janė dy gjėrat mė tė ēmuara pėr jetėn e njeriut. Ndėrsa pėr mėsuesit kėshillonte qė nė orėn e mėsimit, t’u jepnin nxėnėsve “nektarin”  e diturisė.

Syri i hapur i Mėsues Lames, qė gati u bė vėrsnik me shekullin e 20-tė, nuk u rrudh asnjėherė derisa mbylli sytė nė vitin 1992, duke lėnė emrin e veprėn e “Mėsusit tė Popullit” nė Arsimin Shqiptar, duke lėnė nė kujtesėn e brezave emrin e nderuar : Mėsues Lamja.

Ja, pra, ka diēka qė mbetet nė kėtė Botė – Kjo ėshtė vepra, ėshtė shembulli, ėshtė emri qė lé  njeriu pasi merr rrugėn pėr nė parajsė.

Dhe ai nuk la pak

                                                                                       Guro ZENELI

 

 

 

LAME XHAMA - MĖSUES I POPULLIT

VLERĖ  PĖR  MĖSUESINĖ  SHQIPTARE

 

            Atė ditė dhjetori, pėsė vjet mė parė, mė pikoi nė zemėr lajmi i hidhur nga zėri i dridhur i Bardhylit: Babai,... na la!

Xha Lamia ndėrroi jetė. Por ai na la fizikisht, se shpirtėrisht e kemi. E kemi dhe sot pas pesė vjetėsh e do ta kemi nė breza. Madje shembėllin dhe veprėn e tij, punėn e nderuar si Mėsues do ta ketė jo vetėm Fterra, por edhe Saranda e Shqipėria. Sa nder i ka bėrė ky mėsues Fterrės ! Nderin e saj e ka shtrirė jo vetėm nė tė sotmen, por edhe nė tė ardhmen, jo vetėm nė fshatin tonė, por edhe nė tėrė vendin. Do tė shkojnė vite e shekuj dhe  “Mėsuesi i Popullit “ Lame Xhama do tė kujtohet si figurė e mėsuesisė pėr Shqipėrinė. Ja e tillė ėshtė jeta : tė mirėt, tė diturit, trimat, mėsuesit madhorė, lėnė kudo emėr tė mirė. Emėr tė mirė na ka lėnė xha Lamia ynė ne fteriotėve. Faleminderit Xha Lames ! Fterra e bijtė e saj i janė mirėnjohės!

            Emrin e Xha Lames si “Mėsues i Popullit” e njeh tėrė mėsuesia sjqiptare. E bėri tė njohur puna e tij. Nė profesionin e bukur tė mėsuesisė, Xha Lamia e ngriti lart dhe nivelin e dijes, dhe shkallėn e nderit. Nga mėsues i thjeshtė, nga edukator i fėmijve, i atyre qė i bėri tė nxėnė dije e kulturė, u ngjit nė nivelin e lartė tė “Mėsuesit tė Popullit”. Tė tillė ne si Fteriotė kemi vetėm Xha Lamen. Rrethi i Sarandės e Delvinės sė bashku kanė dhe Xhelal Berberin, Fejzo Mehmetin.....

            Edhe nė gjithė Shqipėrinė Mėsues tė Popullit nuk ka shumė, ata numėrohen. “Mėsuesi i Popullit” ėshtė vlerė. Ėshtė vlerė edhe pėr Shqipėrinė.

            Po pėr Fterrėn tonė Xha Lamia ėshtė mė shumė. E jo vetėm si mėsues, por edhe si simbol i patriotizmit, fisnikėrisė, simbol i urtėsisė, simbol i edukatės nė familje e nė shoqėri, si njeri me tė gjitha vlerat njerėzore. Vlerė dhe nder i ka dhėnė Xha Lames edhe gruaja e tij, Nėnė Lutja jonė. Nuk thotė kot populli : burri pasqyrė e gruas. Po Xha Lamia ishte pasqyrė edhe pėr tėrė brezat e nxėnėsve qė mėsoi dhe edukoi pėr 40 vjet.

                                                                                               Guro ZENELI

Nr.5 – dhjetir,1997

 

 

AI BĖRI SHUMĖ PĖR LIRINĖ DHE ARSIMIN

Pėr njė njeri me veprimtari tė gjerė, ėshtė lehtė tė shkruash njė artikull pėr gazetėn, sepse ke ne duar materiale tė bollshme. Por ėshtė edhe vėshtirė se nuk di ē’tė zgjedhėsh. Nga ai material, me tė cilin mund tė shkruash njė libėr tė tėrė. Kjo mė ndodhi edhe mua kur nisa kėtė shkrim pėr Mėsuesin e Popullit  Lame Xhama. Pėr tė flasin shumė: dokumente, ish-shokė e miq, ish-nxėnės. Dhe tė gjithė me tė njejtin respect.

Qysh mė 1920, nė moshė fare tė njomė dhe I varfėr deri nė prag urie, ai zbriti nė Vlorė dhe punoi si hyzmeqar nė njė kafene pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Siē dihet, populli u nggrin nė kėmbė kundėr pushtimit Italian. Edhe Lame Xhama mori pjesė nė kėtė luftė, pėrkrah bashkėfshatarėve tė tij dhe pėr kėtė arsye ai u internua nė ishullin e Sazanit, ku provoi vuajtje ēnjerėzore.

Mė vonė, me ndihmėn e Halim Xhelo Tėrbaēit me shokė, (tė cilėt panė te djaloshi Lame Xhama etjen pėr dituri, atdhetmizmė dhe trimėri), ai shkoi si bursist nė Normalen e Elbasanit. Ngaqė as shkoJlėn fiJlore nuk e kishte tė plotė, nė fiJlim pati vėshtirėsi, por me ndihmėn e shokėve dhe, veēanėrisht, tė drejtorit tė Normales Aleksandėr Xhuvani, ai shumė shpejt u.radhit me mė tė pėrparuarit. Ja ēfarė shkruan nė kujtimet e tij Lamia: "Nuk e harroj kurrė drejtOlin e Normales, Aleksandėr Xhuvanin. Shokėt i kishin folur pėr gjendjen time dhe ai mė mbante afėr e mė kėshillonte tė mos u ndahesha mėsimeve..."

Ndėrkohė, gjatė Revolucionit tė Qershorit tė vitit 1924, duke qenė anėtar i Shoqėrisė "Bashkimi", ashtu si edhe shumė normalistė tė tjerė Lame Xhama merr pjesė aktive nė veprimtaritė patriotike tė Shoqėrisė dhe, mėpastaj, mmi armėt nė mbrojtje tė Qeverisė sė Nolit.

Nė vitin 1928 mbaroi Normalen dhe u emėrua mėsues nė Pėrmet e pastaj nė Sarandė, ku punoi thuajse tėrė jetėn e tij.

Lame Xhama ėshtė shquar kudo, jo vetėm si mėsues shembullor, i dashur e i thjeshtė, si didakt shumė i aftė, si drejtues korrekt e i zoti, i cili drejtoi pėr vite me radhė shkolla tė ndryshme, si nė Sarandė, Delvinė, Gjirokastėr, Kuē e Konispol, por spikati edhe si njė atdhetar i zjarrtė, qė interesat e atdheut i kishte nė krye tė pėrparėsive. Me veprimtaritė patriotike e mėsimore, ai e shpėrfiJli regjimin e Zogut dhe e priti me dėshpėrim e indinjatė pushtimin fashist italian mė 1939. Kjo qe dhe arsyeja qė, me dekret tė Luogo­tenencės, nr.528, date 31 tetor 1940, Lame Xhamėn e largojnė nga arsimi, si mėsues antifashist. dhe mbetet pa punė.

Nė vitin 1942 pėrqafon tėrėsisht Luftėn Antifashiste Nacionalēli­rimtare, duke qenė e duke mbetur gjithmonė njė nacionalist i nder­shėm e pėrparimtar. Ai u aktivizua nė kėshillin e fshatit, kreu detyra tė ndryshme nė territoret e ēliruara, si ekonomat i depove partizane, si pjesėmarrės me armė nė dorė nė ēetėn territoriale, etj. Ėshtė pėr t'u theksuar se mori pjesė nė Konferencėn e Dytė Arsimore tė Qarkut, nė Lipė tė Pėrmetit dhe dha njė ndihmesė tė ēmuar pėr ēeljen e shkollave nė zonat e ēliruara tė Kurveleshit, tė Rrėzomės, tė Bregdetit, etj. Pėr kėtė kontribut tė vyer ėshtė nderuar me medaljet e Trimėrisė, Kujtimit e Ēlirimit. Shkrimtari i shquar Qamil Buxheli, nė njė shkrim tė botuar nė gazetėn "Fitorja" tė Sarandės, pėr mėsuesin e tij Lame Xhama, midis tė tjerash, shkruan: ".. .Po gėzimin e vėrtetė nė sytė e mėsuesit tė dashur, ne, ish­nxėnėsit e tij, e pamė nė shtator tėvitit 1943, kur nė Sarandė...hynėtriumfatorė parti sanė... Mėsuesi patriot i pėrqafoi tė gjithė me radhėdhe mė kot u mundua tė fshihte lotėt. qė donin tė tradhėtonin burrėri nė e tij".

Nė vitet e pasēlirimit e deri sa doli nė pension, Lame Xhama, me forca tė shumėfishuara, nuk u nda nga shkoJla e nga nxėnėsit, me njė dashuri e respekt tė admirueshėm pėr profesionin e tij tė nderuar.

Pėr kėto merita, pėr kėtė pėrkushtim, qysh nė vitin 1956 mori titullin "Mėsues i merituar", ndėrsa nė vitin 1980 nderohet me tituJlin mė tė lartė: "Mėsues i PopuJlit".

Tani, nė vitin e 100-vjetorit tė. lindjes, Lame Xhama kujtohet me respekt e dashuri nga ish-nxėnėsit e ish-kolegėt, si dhe nga tė gjithė ata qė e kanė njohur.

Njerėz me vlera tė tilla nuk ha­rrohen kurrė. Ata mbeten nėmemorien e kombit.

                                                                                  Skėnder Hasko,

                                                                                       Shkrimtar

Gazeta “LABĖRIA” Nr. 2 (139)

30 janar 2005

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA