FTERIOTET

Flora Braho

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 

Ē’BĖRI FLORA PĖR NĖNĖ SHILENĖ ?

- sipas bisedės me mbesėn pėr gjyshen e saj-


 
Ajo vdiq nė 1967. Atėhere unė isha 10-12 vjeēe. E desha dhe nė deshi. Madje ajo mė deshi shumė. Se gjyshet e duan  mė shumė “Mjaltin e Mjaltit”. Mė ėshtė bėrė dhe nė ėndėrr. Nuk e di pse m’u duk sikur mė tha: Fisi Kondaj u shua. Unė qeshė e fundit nė atė fis. Po dhe mua mė zuri nėma: Tė humtė vendi i varrit ! Kisha vite qė ndjeja njė detyrim. Doja t’i gjėja varrin. Po ku t’ia gjėja e si t’ia gjėja ? Unė kisha 40 vjet pa shkuar nė Fterrė. Pėrbrenda mė brente njė mall e njė dhimbje.

            Ja kėto, shprehu Flora nė njė bisedė tė rastėsishme, 37 vjet pas vdekjes sė Gjyshes sė saj, Salihe Kondes. Fliste me pasjon pėr gjyshen e saj, Nėnė Shilenė. Kujtonte pleqėrinė e thellė dhe hallet e jetės sė saj. Se jeta halle ka. Sa mirė e thotė mėnēuria: “Pa halle mos na lėntė, por hall mbi hall mos na dhėntė” ! Nėnė Shilesė, dhe halle mbi halle i kishte dhėnė.

Florėn e brente meraku: Ku ta gjėntė e si ta gjėntė varrin e Gjyshes? Vendosi tė pyeste e tė pyeste. Nė fillim pyeti njerėzit e vet. Pyeti e kė nuk pyeti, tė afėrt e tė largėt. Por asnjė nuk i dha pėrgjigje tė saktė. Madje pati dhe nga ata qė “ i nxorėn gjuhėn”. Ndonjė e cilėsoi kėtė punė si njė “mėndjelehtėsi”. Ndonjė tjetėr i tha: rri moj vajzė, se asaj tani i janė tretur dhe kockat e jo mė vendi i varrit. Pati dhe nga ata qė e kėshilluan se kishtė tė tjerė pėrpara saj pėr t’u marrė me varrin e Shilesė.

Po Flora nuk u tėrhoq. Ajo vazhdoi tė pyes e tė kėrkojė. Pyeti dhe doktor Edipin, i cili e pėrgėzoi. Madje e kėshilloi qė tė pyeste Astrit Avrecin nė Fterrė, se ai mund ta dinte konkretisht, ose dhe mund tė pyeste ata qė jetojnė nė Fterrė. Po ku ta gjėnte Astritin ? Tė shkonte kėtu e nė Fterrė pėr njė pyetje? Mėsoi se Astriti kishte telefon celular. Me tė pyetur i gjeti dhe numrin.

Dhe i ra telefonit.

- Jam Flora Braho, vajza e Tares dhe Belkėzit. Tė flas nga Tirana, se kėtu jam vendosur me gjithė familjen time. Kam njė hall. Dua tė di se ku e ka varrin Nėnė Shilea. Dua ta ngrė andej dhe ta vendos nė Shtufez nė varret e gjithė fshatit. S’dua tė mbetet varrhumbur.

- Vendin e varrit e di unė,-ia ktheu Astriti.

- Atėhere, unė dua t’i bėj varrin e ri nė Shtufez. Dhe pėr punėn qė do tė bėhet, do tė pėrgjigjem unė.

- Nuk bėjmė pazar pėr kėtė punė, se dhe ne e kemi pėr detyrė.

- Se si do ta bėni, e dini ju mė mirė se unė,- u tha Flora. Mua mė thoni kur duhet tė vij nė Fterrė.

- Atėherė, - i tha Astriti, - ti do tė vish kėtu nė ditėn e ceremonisė.

Dhe pasi konkluduan dhe pėr kohėn se kur mund tė bėhej ceremonia e shpėrnguljes sė eshtrave, Astriti bashkė me  Profitin nisėn nga puna. Caktuan vendin. Shkuan nė Sarandė. Biseduan dhe skicuan varrin. E sollėn nė Fterrė. E vendosėn nė vėndin e duhur. Dhe, kur i mbaruan tė gjitha punėt, i bėnė telefon Florės.

- Ne,- i thanė,- i mbaruam tė gjitha punėt. Edhe varrin e montuam. Tė presim pėr tė bėrė ceremoninė duke vendosur eshtrat e Nėnė Shilesė nė varrin pranė dy djemve, Remziut e Xhevdetit dhe nipit, Vasfiut.

            Flora u gėzua, sikur iu ngjall gjyshja, nėnė Shileja, gojė-ėmbėl, qė i thoshte: “Ē’kė pėr vete, jepua dhe tė tjerėve”. S’dinte si t’i falėnderonte kėta dy njerėz, Astritin e Profitin, tė cilėt u angazhuan si askush dhe i plotėsuan njė dėshirė duke i hequr njė daramet nga shpirti.

Dhe njė ditė tė caktuar Flora u nis pėr nė Vlorė. Shkoi tek e ėma, Balkėzi. I tregoi se ēfarė kishte bėrė.

            - Do vij dhe unė,- kėmbėnguli Balkėzi.

            - Si tė duash, moj Mami,- por mos lodhesh.

            Tė nesėrmen u nisėn pėr nė Fterrė. Kur arritėn nė Himarė, qėndruan te njė baēe qė ishte plot me lule. Folėn tė zotit tė shtėpisė.

- Duam ca lule natyrale,- iu lut Flora, gruas qė doli te porta.

- Pėr kė i do, moj bijė !

- Pėr te varri i Gjyshen nė Fterrė.

- Merr sa tė duash,- ia priti e zonja e baēes.

Pasi e falėnderua gruan himarjote, morėn rrugėn pėr nė Fterrė. Arritėn nė kohėn e duhur. Nė Shtufez bėnė ceremoninė. Mbi pllakėn e varrit shkruan me tė folmen fterjoēe: “Gjishes time tė dashur. Na Mesa, Flora”. Krahas lules qė vendosi Flora, njė lule tė kuqe i vunė mbi varr dhe Astriti me Profitin. Mbesa ia bėri Gjyshes tė gjitha nderimet njerėzore.

Nė Ixuar shtruan drekė Astriti me Profitin. Dhe para se tė largoheshin nga Fterra, Flora me gjithė Nėnėn e saj, Balkėzin shkuan dhe nė Ngurrėz. Shkuan e bėnė njė “vizitė” duke vėnė nga njė lule dhe mbi varrin e Hivziut dhe Merjemes, dy gjyshėrit e tjerė, prindėrit e Mamasė, Balkėzit.

Nė fund tė bisedės Flora u lut: Po shkrove, tė lutem, mos le pa falėnderuar shumė e shumė, Astritin dhe Profitin pėr punėn e madhe qė mė bėnė, pėr pritjen shpirtėrore, pėr bujarinė e tyre. Nuk di si t’i falėnderoj ! Pa ata, unė s’e bėja dot kurrė varrin e gjyshes, qė e kam dashur aq shumė. Ata mė kursyen lodhjen, kohėn dhe punėn time kėtu nė Tiranė. Ata mė bėnė njė nder qė nuk shpėrblehet. Nuk e mendoja tė ishin kaq tė mrekullueshėm. E mrekullueshme ishte dhe pritja nga Kurupajt, te Alikua, me Florėn e Donen, dhe Manushen aq tė mirė. Falėnderim tė veēantė shpreh Flora pėr burrin e saj, Flamur Agovin dhe dy bijat, Denadėn dhe Arditėn, qė jo vetėm nuk iu bėnė pengesė, po pėrkundrazi e nxitėn qė tė shprehte mirėnjohjen pėr Gjyshen e mirė, Nėnė Shilenė.

Pas 40 vjetėsh, unė rimora njė mal me dashuri pėr Fterrėn dhe ata qė mbajnė gjallė Fterrėn – mbyll bisedėn Flora

                   Guro ZENELI 

Nr. 43 – shkurt 2005

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA