FTERIOTET

Godo Zhupa

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

  

GODUA  I  STANEVE

                   Duke shkruar per Godo Zhupen, i cili ne 73 vjetet e jetes se tij, 60 vjet i kaloi  ne male  me bageti, me lindi ideja  te di  se çfare  mund te mendoje nje njeri qe e  kalon gjithe jeten midis veshtiresive  te malit, ne bore, ne ere e suferine, ne dimer e vere, duke u kujdesur si per femijte e tij per sheleget dhe dhente, te cilat kane mbajtur perjetesisht gjalle jeten aty henave.

            Te jetosh ne male, natyrisht vete natyra te jep nje horizont me te madh shikimi. Nga Stani i "Hundes  se Drerit"  hapet nje pamje e gjere fantastike qe rralle e gjen ne tjeter vend. Nga deti duket Korfuzi. Nga veriu duken ne mjegull malet e larte te Laberise. Nga jugu syri te kap pamjen e vargmaleve gjer ne thellesi te Greqise.

            Godo Zhupa 60 vjet vigjeloi ne ate sharapol, duke e rritur stanin e vet nga viti ne vit e duke e bere me nam ne te gjithe krahinen. Stani  i Godo  Mengulit nga Fterra  dikur numeronte nga 500 deri 800 koke bageti te imta. Fterra nga te huajt, vite me pare, eshte quajtur "fshati i hoxhallareve", por ne vitet e pasçlirimit e ketej, eshte konsideruar si " fshati i shkollareve", si "fshat  intelektualesh". Godua ishte pa shkolle, por ai kishte shkollen e madhe te jetes ne male. Askush nuk  mund ta kuptoje  se çdo te thote te kesh "shkollen e malit". Une do te thoshja se jetesa e gjate dhe e vetmuar ne male, e cila eshte shansi i barinjeve , nje shans qe  e kane zili, edhe filozofet, edhe poetet. Dhe Godo Zhupa duhet te kete qene i tille.

            Stani i xha Godos ishte si nje pike, ku njerezit do te ndaleshin per te pushuar dhe per te ngrene diçka. Po te kaloje aty prane, ishte e pamundur te te linte xha Godua, te mos ktheheshe. Kur kishte udhetar te larget, therej menjehere shelegu. Ne 60 vjet jete kush mund t'i mbaje mend mijera e mijera miq, farefis e kalimtare qe nuk jane ulur kembekryq tek Stani i Zhupe ose Mengule. Hunda e Drerit ishte ne nje pozicion te tille, qe se largu dukej si nje karakoll i paprekshem. Ai ishte syri qe shihte gjitheçka. Ishte porta e hyrjedaljeve per ne Laberine e thelle. Edhe ne kohen e Luftes, kur ishim fare te vegjel, flinim te qete ne Fterren tone, pasi e dinim se dikush lart rrinte neteve roje e bashke me bagetine e tij, ruante edhe gjumin tone. Çdo rrezik qe mund t'i kanosej fshatit do te vinte nga mali, dhe i  pari  qe do ta pikaste dhe do ta priste me qente e tij te stanit, ishte bariu Godo. E kush mund te perballej me qente e stanit te Godos?

Ne kohen e Luftes ketej kaloi brigada e gjashte me komandant Tahir Kadarene. Nuk e di se  sa dite qendruan e u ushqyen me mish te kopese se ketij Stani. Kur iken, Tahiri i zgjati nje deftese, ku shkruante se ishin therur per partizanet 350 shelege.

- Xha Godo,- i tha Tahiri,- t'I kemi borxh kur te çlirohet Shqiperia.

- Po qe per Shqiperine, ia kam  bere hallall,- ia ktheu xha Godua.

 Madje ne ate kohe Godoja nisi edhe djalin e tij, Naxhiun 15 vjeçar partizan me Brigaden e 8-te, e cila shkoi deri ne Mal te Zi.

            Stani i tij pas Luftes nuk e mori me veten. Ne 1956-ten Fterra u fut ne kooperative.  Perseri I deleguari iu drejtua pasurise se Godos.

- Xha Godo, po ti do te futesh ne kooperiative?

Xha Godua u mendua. Kujtoi Halitin qe e kishte me studime ne Bashkimin Sovjetik dhe Naxhiun e Çelon qe i kishte te lidhur me partine. Dhe tha: Do t'i fut !

Une tani e mendoj se sa vendim I veshtire do te kete qene per Godon e staneve me 500-800 krere bageti, qe e kishte ngritur per 60 vjete te jetes se tij aktive. Sa tonelata shi kishte ngrene sharku i çobanit gjat gjithe jetes per kete bageti? Sa ere kishte pritur ne gjoks? Sa nete kishte gdhire duke ruajtur ne shi e ne bore bagetine, qe tani me nje fjale goje do t'ia jepte kooperatives? Megjithate asnje fjale nuk nxorri nga goja. Kishin ardhur te tjera kohe. Nje vit me vone nderroi jete. Por pas la 4 djem  dhe niper e mbesa me shkolla te larta e te afte per ta shpure me perpara  historine e mengulajve.

            Godo Zhupa donte me shume djem ne fisin e tij, donte njerez te forte, qe te  perballeshin me veshtiresite  e jetes si dhe Ai. Dhe Elvira e  Halitit lindi e rriti dy djem te edukuar e me shkolle te larte. Po edhe djemte e tjere te Godos bene e rriten djem te edukuar, te dashur e qe gati të gjithë mbaruan shkollat e larta, duke realizuar keshtu vazhdimesine e tradites se Zhupe dhe enderren e Xha Godos. 

                                                                                                           Sulejman  MATO

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA