FTERIOTET

Mecan Dauti

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

Mecan Dauti kur ka qene ne polici
njm04.jpg

 

M E Ē A N I

Tregim

Ka njerėz qė tė kalojnė para syve njė jetė tė tėrė, si njė hije. Ata ikin pa u ndier, pa lėnė  gjurmė, pa lėnė  miq e pasardhės ,madje pa bėrė gjera qė tė kujtohen…Tė tillė njerėz , edhe nėse  pėrcillen me bujė pėr nė botėn e panjohur, pas ca kohėsh harrohen nga tė gjithė, sikur tė mos kenė ekzistuar kurrė.

Njerėz si Meēani  vijnė rrallė nė kėtė botė dhe kur ikin  mbeten gjatė nė kujtesė.

Ai ishte  disa vjet mė i madh se ne, por entuziazmi me tė cilin i merrte gjėrat dhe dėshira pėr tė luajtur me ne tė vegjlit, e bėnin njė fėmijė tė pėrjetshėm. Tani jam duke sjellur ndėr mend sytė e tij tė kaltėr, me atė ndriēim tė ngrohtė ngjyrėqielli.

Prindėrit i kishin vdekur prej kohėsh, e kishin lėnė jetim qė nė moshė tė vogėl, atė dhe tė motrėn, Peshon.

Peshua , qysh nė moshėn 15 vjeē, u martua me njė ndihmėsmjek, djalin e madh tė hallė Hazbos, tė cilėn  nuk e pata njohur.Pas martesės sė motrės Meēani mbeti vetėm, duke i kaluar ditėt  aty, nė hauret e vjetra tė Shkurtajve. Mirėpo as ikja e motrės dhe as skamja  nuk i shtuan dot asnjė  brengė  nė sytė e tij ngjyrė kristali dhe nuk ia hoqėn dot as atė ndriēim fėminor. Kur mbėrriti nė moshėn qė duhej tė vinte brisk nė faqe, tė gjithė e kuptuan se ai nuk do tė bėhej kurrė burrė. …Mė tepėr nga tė gjithė ky fakt shqetėsoi motrėn e  tij . Tani dera e tyre nuk  kishte asnjė mundėsi pėr tė pasur  trashėgimtarė. Por Meēani, sikur tė mos i kishte ndodhur asgjė, me njė  entuziazėm jashtėkohor, i sfidonte tė gjithė. Ecte rrugėve tė fshatit duke i pėrshėndetur tė gjithė  i pari, me atė ngazėllimin e tij  tė veēantė, ndonėse tė gjithė e dinin se ai gjallonte "prej mėshirės sė sė tė pamėshirshmėve ", njerėzve qė besonin zotin.

Pėr tė kujdeseshin gratė e fshatit, me  ushqime e ndėrresa. Nė kompensim, ai u bėnte ndonjė punė: shkonte nė pyll  pėr tė prerė dru,  thurrte gardhin e nomeve pėr bagėtinė, rregullonte varret, u siguronte hejė dhive , ndreqte ndonjė  mur tė rrėzuar… ose, mė e madhja, shkonte ca ditė me dhi, pėr tė zėvendėsuar ndonjė ēoban i cili kishte nevojė tė jetonte disa ditė pranė familjes.…

- Meēan..Do tė shkosh  tė na mbledhėsh hejė pėr bagėti.

- “Faleminderit!”

- Pėrse thua ti faleminderit, nė vend qė tė tė falėnderojmė ne ty?

- Qysh  mos tė them faleminderit?- Ju mė mbani me bukė…

Ndodhte qė mushka jonė  nuk kthehej  nė mbrėmje. Ne ishim tre fėmijė, mė i madhi prej nesh ishte dhjetė vjeē dhe kishim frikė tė dilnim natėn.

- Meēan! - i lutej  nėna.- Do tė shkosh tė kėrkosh mushkėn …E ke,  o nė Shesheza, o nė Gomareza, o nė Bėrda…

            – Ku e dėrgon tani natėn?

- Pusho ti..Vetėm Meēani  mund ta gjejė se ku kullot ajo tani…

Nėnės sime nuk ia prishte kurrė. Pas dy-tre orėsh,  kur tė kishte pllakosur plotėsisht errėsira, ne dėgjonim zėrin  tij tė hollė: “Merreni se ua solla… e gjeta nė Gomareza…”

            Shėrbimet i shpėrbleheshin nė natyrė. Nėna ime herė do t’i jepte njė kapotė tė paveshur tė babait,   herė njė palė pantallona , po nga tė babait, herė tė tjera i jepte  miell , vaj ulliri , djathė, vargje me fiq  e ē’t’i  ndodhej nė shtėpi. Ndonjėherė i lutej tė ulej nė sofėr me ne fėmijėt: “Ke ngrėnė, Meēan?”  “Kam ngrėnė, si s’kam ngrėnė…” – thoshte dhe ikte i frikėsuar se  mos e ulnin tė hante me zor. Mirėpo nėna ia dinte huqet, dhe si ta ulte nė sofėr pa e ofenduar.

 “E di qė ke ngrėnė, - i thoshte,- por, ulu se nuk mė hanė fėmijėt pa ty .”  “Aa..Po qe kėshtu, mirė,”  dhe ulej pranė meje duke bėrtitur.  “Hajde! Haje pėrsheshin se e hėngra unė…” Zėrin e hollė e ngrinte  kastile pėr tė mė trembur. ”Bėj sikur ha qė tė hajė dhe Meēani,-mė thoshte nėna, duke bėrė kėshtu njė lojė tė dyfishtė. - Ka uri i ziu, por nuk e bėn veten”. Dhe unė bėja sikur nuk mė hahej…”Fute lugėn nė gojė!”- bėrtiste ai , pa kuptuar  pse ne gajaseshim nga klithma e tij.

            Edhe gratė e tjera tė fshatit nuk e linin pa e shpėrblyer pėr shėrbimet e tija  me ē’tė kishin nė shtėpitė e tyre tė varfra.

Shumė prej burrave tė fshatit punonin nė qytet, kėshtu, pėr Meēanin, kishte punė sa tė duash..

 ”Do tė vish nesėr me ne nė Galisht…,-i thoshin gratė.- Do tė rrimė atje dy-tri ditė. Do korrim grurin , pastaj do ta shijmė…do ta mbedhim nė thasė, do ta ngarkojmė, ca me mushka e ca nė krahė dhe do ta zbresim poshtė…Me njė fjalė kemi punė. ”

-“ Peqe!”-  pėrgjigjej Meēani. Ditėt e tjera ai do tė ngjitej nė arat e Galishtit sė bashku me gratė dhe ne fėmijėt, qė shkonim pas tyre  ngaqė na pėlqente jeta nė mal. Gjatė ditės  Meēani bėhej ujė nė djersė. Punonte si njė kafshė e gėzuar. Nuk e kuptoje dot nė e bėnte pėr t’u hyrė nė zemėr grave apo ngaqė puna i jepte vėrtet kėnaqėsi? Nė mbrėmje flinte me ne, nė njė shtrat druri shtruar me kashtė, ngritur mbi degėt e gorricės. “Kush do tė na tregojė njė pėrrallė?” Ndonse ishte gjashtė-shtatė vjet mė i madh se ne, vetė nuk mbante mend  asgjė. Pėrrallat ia tregonim ne, dhe ai nuk mėrzitej sė dėgjuari, duke qeshur me zė tė lartė si njė fėmijė i lumtur. Shpesh na linte pa gjumė: “Edhe njė…edhe njė…”, - thėrriste dhe ndiente kėnaqėsi edhe sikur tė njejtėn gjė t’ia pėrsėritnim dhjetra herė.

Ndėrsa ne rriteshim, ai mbetej nė tė njėjtėn moshė. Atėherė nuk mund ta kuptonim dot arsyen pėrse ai njeri i shkurtėr, me shpatulla tė   gjera e gjithė muskuj, kishte mbetur  pėrjetėsisht nė moshėn 10 vjeē?

(vijon nga f.10)

Njė ditė prej ditėsh,  Meēanin e pamė me njė ēantė postieri nė krah. Kryetari i kėshillit kėrkonte njė njeri  tė papėrtuar dhe tė shkathėt pėr tė shpėrndarė postėn dhe gazetat e ditės nga qendra e lokalitetit nėpėr fshatrat e tjera.

Puna ishte e vėshtirė, se i duhej tė bėnte ēdo ditė rreth shumė kilometra nė kėmbė.

-Njeri mė tė pėrshtatshėm  se Meēanin  s’ke pėr tė gjetur,- i thanė.”

 -Dakord,-kishte thėnė ai.-Lajmėrojeni  tė vijė dhe tė fillojė punėn qė nesėr.

Meēani e priti me gėzim tė madh detyrėn e re.Pėr tė fjetur i caktuan njė haur tė mbetur bosh pas prishjes sė kooperativės, aty, poshtė zyrave tė kryesisė.

I gatshėm dhe i papėrtuar, ēdo mėngjes  ai merrte gazetat dhe letrat dhe nisej fluturim , fillimisht  pėr nė fshatin e tij tė lindjes, pastaj  pėr nė Ēorraj, i binte shpatit e shpatit tė malit Harapa,  zbriste  nė luginė…dhe dilte pėrsėri nė lumė tė Borshe. Mbrėmja e zinte  nė Borsh.

Dimėr e verė, nė shi apo nė erė, nė ditė tė nxehta apo nė ditė me dėborė, ai  bėnte tė njėjtėn gjė. Fshatarėt qė lėviznin me mushka nėpėr rrugėt e komunės e kishėn bėrė mikun e tyre tė pėrditshėm. Edhe shtėpive tė vetmuara, midis fshatrave, u kishte ardhur  rasti pėr shėrbime tė veēanta. ”Meēan, - i thoshin,- meqė shkon  nė Ēorraj , ēoje edhe kėtė trastė nė Kopalaj!- ..Meēan…Kur tė shkosh nė Fterrė duku nga Korkutajt, do tė marrėsh njė thes me patate  …” Dhe ai nuk thoshte kurrė jo.

Erdhi koha e lėvizjeve demokratike. Shumė nga djemtė e fshatit morėn rrugėt e kurbetit. Meēanit iu shtua puna. Duke udhėtuar ēdo ditė nga fshati nė fshat ai ngarkohej me letra, gazeta e porosira dhe ngarkesa tė ndryshme. Kishte njė kėnaqėsi tė veēantė qė, ndėrsa ecte rrugėve dhe monopateve, tė dėgjonte mėngjeseve zėrin e zogjve. Kjo gjė e gėzonte pa masė, pasi ishte nė harmoni me gjendjen e vet shpirtėrore. I lodhur ulej nėn hijen e ndonjė burimi, freskohej pak, pastaj niste rrugėn pėrsėri. Kohėt e fundit kishte nisur njė avaz tjetėr. Kur kalonte rrugėve  i vetmuar, kėndonte. Kėtė zakon e kishte nisur qysh kur ai kishte filluar tė shpėrndante edhe lekė. Emigrantėt i sillnin paratė gjer nė qendėr dhe Meēanit i takonte barra mė e vėshtirė: t’i ēonte ato nėpėr familjet qė i prisnin me padurim.

E kishin kėshilluar disa herė qė tė kishte tepėr kujdes, pasi kohėt e fundit nėpėr rrugė  lėviznin njerėz tė panjohur dhe tė dyshimtė dhe.., po tė dinin qė Meēani sė bashku me gazetat dhe postėn  ēonte edhe lekė…Mirėpo ai nuk u jepte rėndėsi kėtyre fjalėve, pasi nuk kishte frikė nga njerėzit e kėtyre fshatrave, ishte bėrė si tė thuash njeriu i tė gjitha shtėpive. Kush do tė guxonte tė vinte dorė mbi tė?

Meēani ishte bėrė njeriu postė pėr gjithė komunėn. Gratė e fshatit tė vogėl Krizė, sa dėgjonin zėrin e tij , dilnin nė xhade dhe e prisnin me njė gotė dhallė. “Do tė kthehesh  tė hash diēka ? …” Jo. Jo. se kam shumė punė,”-pėrgjigjej ai me seriozitet prej zyrtari tė rėndėsishėm.-“Atėherė, na, merri kėto  me vete.” Shpesh ato ia bėnin mėngjezin gati, tė mbėshtjellė.

Kohėt e fundit ai sikur kishte filluar tė mos i refuzonte mė gjėrat qė i jepnin.

Kur  i premtonte koha, hynte nėpėr familje, pa teklif, dhe shtrohej si  nė shtėpinė e tij. Pėr tė ishin hapur qindra porta tė thjeshta fshatare. Edhe qentė e sertė tė staneve,  qė zakonisht i mbanin gjatė gjithė kohės tė lidhur nė zinxhirė, sa nuhasnin  erėn e Meēanit pushonin sė lehuri.

Ishte njė ditė dimri me erėra tė forta kur u dha  lajmi i  vrasjes sė Meēanit .

E kishin qėlluar nė kokė me  diēka tė fortė , tek burimi i vogėl poshtė krizės,   nėnė rrepet e denduara. Lajmin e dha njė fshatar qė kaloi atė mėngjes andej dhe e kishte gjetur me kokė nė ujė. Kishte njė tė ēarė goxha tė madhe nė kokė. Fshatari qė e pa e ngriti dhe e hodhi trupin e tij tė pajetė mbi mushkė  dhe e solli qė atė mėngjes para zyrave tė Komunės.

Lajmi i vrasjes  u pėrhap me shpejtėsi nė tė gjitha fshatrat pėrreth: “Kanė vrarė Meēanin!…Kur ? …Po pėrse?…Kujt i bėri dėm fakiri?

Pra fjalėt qė  “rrugėve kishin filluar tė lėviznin njerėz tė dyshimtė” kishin qenė tė vėrteta.Vrasėsi nuk e kishte prekur fare ēantėn e postierit. Ndoshta pas njė kundėrshtimi tė tij ai e kishte qėlluar nė kokė me diēka tė fortė…-”Vrasėsi nuk mund tė jetė nga anėt tona…”- thoshin tė gjithė. -“ Kush do ta vriste Meēanin? Veē ndonjė dorė e huaj, qė e marrtė mortja, e marrtė!”

Edhe kryetari i komunės, qė e donte me shpirt, u prek shumė.

-Varrimin do t’ia bėjė komuna, -tha ai.-Do t’i bėjmė njė varrim madhėshtor, qė tė mbahet mend nė histori.

Porositi edhe kryepleqtė e fshatrave tė tjera qė tė vinin  tė gjithė nė varrimin e Meēanit, nga 10 vetė pėr ēdo fshat. Atė ditė u porositėn nė Sarandė edhe 15 kurora, me fjalėt “Pėr djalin tonė tė dashur, Meēan…’’ Tė nesėrmen, qė nė orėt e para tė mėngjezit ,  sheshi para zyrave tė komunės ishte mbushur nga qindra e qindra fshatarė tė ardhur nga fshatrat pėrreth. Tė tjerė vazhdonin tė vinin, nga Fterra, Ēorraj, Qeparoi, Piqerrasi…Pak mė vonė u duk njė autobus i kuq, i cili ndaloi nė Ixuar tė Borshit dhe andej zbritėn rreth 30 vetė. Vinin nga Saranda. Sa kishin marrė vesh vrasjen e Meēanit vendosėn  tė merrnin pjesė nė varrimin e tij.  “Ē’bėhet kėshtu , jahu?!- u habit kryetari i komunės, kur pa atė mizėri njerėzish  qė vėrtiteshin tek sheshi, para lokalit. Tė tjerė vinin mė kėmbė nga Fterra. Shumė vetura dhe furgonė tė parkuar nė mėnyrė tė ērregullt  kishin bllokuar rrugėn nacionale, ndaj u dha urdhri qė ato t’i parkonin pėrkohėsisht nė rrugėn e Fterrės, ndėrsa mushkat dhe kuajt  t’i zbrisnin nėn rrugė,  nė afėrsi tė ish-shkollės sė mesme bujqėsore. 

Pas pak karvani i gjatė u lėkund duke marrė rrugėn e varrezave. Arkivolin me trupin e tij e ngritėn ca djem trupfortė. Karvani i  madh dhe i paparė ndonjėherė nė ato anė, lėvizi nė heshtje zie. Nė sytė e tė gjithėve ndihej  dėshpėrimi.

-More..edhe udhėheqės tė ishte ky Meēani, nuk do tė mblidheshin kaq shumė ?! - pėshpėriti dikush nėn zė - Udhėheqės qe?! Mirė e the...-Udhė… heqės, ishte i gjori, tėrė jetėn udhėve u rropat…dhe pėr ēfarė?”

.Ceremonia mortore nisi me fjalimet e rastit  dhe mbaroi me kurorat e vendosura mbi kapicėn  e dheut tė shkrifėt. Tė tjerat janė heshtje.

Edhe pėr presidentėt e shteteve tė mėdha, edhe pėr miliarderėt , edhe pėr shkrimtarėt dhe profetėt …Edhe pėr shkencėtarėt dhe heronjtė.Tė tjerat janė heshtje.

 

 (Marrė nga libri “Vizitor nė parajsė” e shkrimtarit Sulejman Mato)

 

Nr. 43 – shkurt 2005

 

 

 

Shenim: Per disa ndryshime qe ka tregimi nga ngjarjet e verteta, autori Sulijman Mato ka shpjeguar se keto jane vetem zbukurime letraere dhe nuk kane asnje keqdashje

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA